LAJMI I FUNDIT:

Osmani, mesazh për mjekët kosovarë: Ju jeni heronjtë tanë!

Osmani, mesazh për mjekët kosovarë: Ju jeni heronjtë tanë!
Foto: Arkiv

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, u ka dhënë një mesazh profesionistëve shëndetësorë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar mantelbardhët për kontributin e tyre në betejën me coronavirusin.


“Eshtë koha t’i përkrahim mjekët tanë në betejën e tyre jetësore ndaj virusit Covid 19. Është koha që vetëmohimin dhe sakrificën e tyre ta kthejmë në moment reflektimi mbi shoqërinë. Është koha të besojmë se ballafaqimi me pandeminë, sado i vështirë, është i mundur nëse e ruajmë besimin në punëtorët tanë shëndetësorë, nëse u përmbahemi udhëzimeve të institucioneve shëndetësore dhe nëse i shmangim lëvizjet e panevojshme dhe e ruajmë distancën sociale”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i Osmanit:

Të dashur profesionistë shëndetësorë!

Pandemia e corona-virusit i ka ndryshuar jetët tona, shprehitë tona dhe ritmin tonë jetësor. Dje ishte ditë shumë e rëndë për Kosovën, sepse humbëm dy qytetarë nga ky virus, ndërkaq 20 të tjerë u konfirmuan të infektuar. Kjo pandemi ka krijuar sfida të mëdha për njerëzimin, profesionistët shëndetësorë, sfida për bizneset, dhe në tërësi për shoqërinë. Shtrirja e saj na kërkoi të distancohemi nga njëri-tjetri, mirëpo ajo dëshmoi po kështu se vetëm të bashkuar mund ta përballojmë edhe këtë sfidë.

Të dashur mantelbardhë!

Ju sot po luftoni për t’u shërbyer qytetarëve të Republikës së Kosovës. Duke “e vënë jetën tuaj në shërbim të humanitetit”, sipas betimit të Hipokratit, ju po e jepni shembullin e vetëmohimit dhe të sakrificës njerëzore, dhe po e ringjallni shpresën.

Andaj, në Ditën Botërore të Shëndetësise, dua t’jua shpreh mirënjohjen time të thellë si dhe t’ju falënderoj për angazhimin tuaj. Faleminderit pafundësisht!

Në këtë ditë të veçantë për ju, dua t’jua shpreh respektin tim të thellë për kontributin tuaj në ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë. Por, bëj thirrje po kështu që, në këtë ditë, të solidarizohemi me njëri-tjetrin dhe ta kuptojmë se investimi në shëndetësi është investim në jetët tona, në sigurimin e jetës së fëmijëve tanë.

Jam e vetëdijshme se ju sot përballeni me vështirësi dhe mungesa të shumta në përpjektet tuaja për të shpëtuar jetë. Kemi trashëguar një sektor shëndetesor të lënduar ndër vite dhe të financuar jo mirë. Prandaj, është mbi të gjitha vullneti dhe angazhimi i juaj, të dashur mantelbardhë, ai që po e mundëson menaxhimin e situatës me pandeminë.

Eshtë koha t’i përkrahim mjekët tanë në betejën e tyre jetësore ndaj virusit Covid 19. Është koha që vetëmohimin dhe sakrificën e tyre ta kthejmë në moment reflektimi mbi shoqërinë. Është koha të besojmë se ballafaqimi me pandeminë, sado i vështirë, është i mundur nëse e ruajmë besimin në punëtorët tanë shëndetësorë, nëse u përmbahemi udhëzimeve të institucioneve shëndetësore dhe nëse i shmangim lëvizjet e panevojshme dhe e ruajmë distancën sociale.

Të nderuar mantelbardhë!

Secila kohë i ka heronjtë e vet. Sot, në kohën e lëngatës globale, ju jeni heronjtë tanë. Përpjekja dhe sakrifica juaj për të shpëtuar e ruajtur jetët tona është momument i kohës dhe dëshmi se situatat si kjo kërkojnë jo vetëm mobilizim, por mbi të gjitha solidaritet. Puna juaj në këto ditë të zorshme nuk ka çmim. Ndaj sot, jam me ju, që edhe nesër, kur pandemia të kalojë, të jemi sërish bashkë me ju! Faleminderit që çdo ditë tonën po e ktheni në shpresë e kurajo, në mënyrë që Covid-19, të jetë rrëfim i mbyllur! Faleminderit që po na mësoni se si duhet t’i shërbejmë atdheut!

Qofshi të bekuar në misionin tuaj fisnik!”, ka shkruar Osmani.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori