LAJMI I FUNDIT:

​Osmani: Mbi 13 mijë të vrarë, Serbia kishte qëllim zhdukjen e popullit tonë

​Osmani: Mbi 13 mijë të vrarë, Serbia kishte qëllim zhdukjen e popullit tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se dita ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave të gjenocidit, 9 dhjetori, është moment reflektimi për rrugën e vështirë nëpër të cilën kemi kaluar dhe çmimin e lartë që kemi paguar për lirinë tonë.

Osmani ka shkruar në Facebook se nuk mund t’ia kthejmë shpinën të kaluarës sonë.


“Do ta kujtojmë atë si një preventivë që gjërat e tilla të mos përsëriten në cilindo cep të globit. E parandalimi ka parakusht drejtësinë. Akte gjenocidi nga Serbia ndodhën në sytë e botës. Janë mbi 13 mijë të vrarë në luftën e fundit në Kosovë, për të cilët sot ndjejmë dhimbje, para të cilëve përkulemi dhe të cilët do të kujtohen përherë”, u shpreh Osmani.

Tutje tha se viktimat janë dëshmi e krimit të gjenocidit dhe e qëllimit të qartë të Serbisë për t’i  zhdukur shqiptarët nga faqja e dheut.

“Një nga shumë rastet që dëshmon këtë qëllim shfarosës është masakra e Poklekut. Gjurmë të gjakut të 54 civilëve të vrarë në Masakrën e Poklekut, në mesin e të cilëve 24 fëmijë, ende janë të freskëta në bodrumin e shtëpisë në të cilën së pari u vranë, pastaj u dogjën dy herë radhazi”.

Presidentja thekosi se trupat e njomë të fëmijëve, bashkë me familjet e tyre, ishin bërë shkrumb e hi, për ta bërë të pamundur identifikimin e për ta fshehur krimin mizor.

“Ky krim kishte një qëllim të qartë: zhdukjen e popullit tonë nga faqja e dheut”.

“Shfarosje e qëllimshme që përbën elementin kryesor të gjenocidit. Fëmijët e vrarë ishin të moshës gjashtë muajshe e deri në 17 vjeç. Ne që po e gëzojmë lirinë na mbetet mision që ta bëjmë të pamundurën që kryesit e këtij akti makabër dhe shumë masakrave të tjera të dalin para drejtësisë”, ka shkruar  Osmani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori