LAJMI I FUNDIT:

Osmani kujton Skënderbeun në përvjetorin e vdekjes: Krijoi lidhjen e përhershme mes shqiptarëve

Osmani kujton Skënderbeun në përvjetorin e vdekjes: Krijoi lidhjen e përhershme mes shqiptarëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar heroin kombëtar Gjergj Kastriotin-Skënderbeun në përvjetorin e vdekjes së tij.

Reklama

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se Skënderbeu e krijoi lidhjen e përhershme mes shqiptarëve, por edhe me popujt e tjerë të qytetërimit perëndimor.

“Sot kujtojmë kryestrategun dhe heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, i cili me përkushtimin e tij ndaj mbrojtjes së atdheut, mbrojtjes së vlerave kulturore e etnike të popullit të tij, por edhe me aleancat e fuqishme me popujt evropianë, e krijoi lidhjen e përhershme mes shqiptarëve, por edhe me popujt e qytetërimit perëndimor. Të përkulemi, Skënderbe”, thekson Osmani.

Sot, 17 janar shënohet 554-vjetori i vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Sot 554 vite nga vdekja e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu
Lexo po ashtu Sot 554 vite nga vdekja e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë. I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rresht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali. Rreth përkrenares ekziston ideja se e ka mbajtur për nder të Pirros së Epirit, pasi edhe ai ka mbajtur po të njëjtën përkrenare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti në Bratisllavë flet për tensionet në veri, tregon qëndrimin e Kosovës

Kurti në Bratisllavë flet për tensionet në veri, tregon qëndrimin e Kosovës

Lajme
Mediumi serb: Shuplakë dhe sharje për njerëzit e Vuçiqit, ai nuk ka më kontroll absolut mbi serbët në Kosovë

Mediumi serb: Shuplakë dhe sharje për njerëzit e Vuçiqit, ai nuk ka më kontroll absolut mbi serbët në Kosovë

Lajme
Selimi tha se po shqyrtohet pezullimi i liberalizimit të vizave, Von Cramon: Procesi nuk mund të kthehet pas

Selimi tha se po shqyrtohet pezullimi i liberalizimit të vizave, Von Cramon: Procesi nuk mund të kthehet pas

Lajme
Rama flet nga Bratislava: Ushtria serbe në kufij me Kosovën ka zero fuqi

Rama flet nga Bratislava: Ushtria serbe në kufij me Kosovën ka zero fuqi

Lajme
Në Zubin Potok më shumë protestues se dje, provokojnë me këngë nacionaliste

Në Zubin Potok më shumë protestues se dje, provokojnë me këngë nacionaliste

Lajme
Kurti: Borrellit e Lajçakut ua bëra të qartë se do të kisha mirëkuptim nëse protestat do të ishin paqësore

Kurti: Borrellit e Lajçakut ua bëra të qartë se do të kisha mirëkuptim nëse protestat do të ishin paqësore

Lajme
Kalo në kategori