Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se pranon që të bashkëqeverisin me Lëvizjen Vetëvendosje.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shkruar se për të nuk ka asnjë alternativë tjetër pos koalicionit LDK-VV.
“Koalicioni LDK-VV ka shumë sfida para vetes, por duhet ta ketë vetëm një interes: atë të qytetarëve të Kosovës. Unë do të punoj dhe do t’i shërbej vendit tim, pavarësisht se ku jam” , ka shkruar Osmani.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të vendit tim,
Këtë vjeshtë janë mbushur plot 20 vjet që jam bërë anëtare e LDK-së dhe gati po aq që kam shërbyer në institucionet e Kosovës. Ka qenë rrugë jo e lehtë, plot pengesa e sfida, sikur për shumë të rinj e të reja në vendin tonë. Deri tani, ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm, përgjatë të cilit kam takuar mijëra gra e burra, vajza e djem, qytetarë të mirë të këtij vendi që më kanë mbushur plot shpresë për të ardhmen. I falënderoj miliona herë, nga thellësia e zemrës, të gjithë që na përkrahën e besuan në ne, si dhe të gjithë aktivistët e veprimtarët që kurrë nuk reshtën së punuari me vetëmohim. Arritëm që të gjithë së bashku, por për një kohë tejet të shkurtë prej vetëm një muaji, ta ringrisim LDK-në në një rezultat që nuk e kishte nga viti 2004. Por, na mbetet edhe shumë punë për të bërë, edhe shumë sfida për të kaluar, e ato mund t’i kalojmë vetëm së bashku.
Më në fund, qytetarët, jo vetëm që votuan, por, ajo votë ishte thirrje për ndryshim e ndëshkim ndaj qeverisjes së keqe. Qytetarët, poashtu, përcaktuan qeverinë e re, e cila duhet të përbëhet nga opozita e deridjeshme. Për mua nuk ka asnjë alternativë tjetër. Koalicioni LDK-VV ka shumë sfida para vetes, por duhet ta ketë vetëm një interes: atë të qytetarëve të Kosovës.
Unë do të punoj dhe do t’i shërbej vendit tim, pavarësisht se ku jam.
Ashtu siç e kam thënë gjithnjë: në secilën betejë, do të jemi së bashku, deri në fund!
E juaja,
Vjosa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Akuza e kundër akuza mes Kosovës dhe Serbisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në New York për sulmin terrorist në veri
Eksperti i sigurisë, Elezi: 150 serbë po trajnohen për t’u futur në Kosovë, do paguhen 5 mijë euro në muaj
SHBA-ja kërkon ekstradimin e sulmuesve në Banjskë: Duhet të ketë përgjegjësi të plotë
Për herë të pestë tentohet themelimi i Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore
Brnabiq në KS të OKB-së mundohet t'ua hedh fajin serbëve në veri: Serbia s’ka qenë e përfshirë në Banjskë
Punëtorët e spitalit të Shtërpcës paguhen pa punuar
Shitet banesa e mobiluar në lagjen “Bregu i Diellit” ID-152
Çmimi konkurrues i banesës 86 m² në Albi Residence – Gjilan ID-127
Banesë e re me 93.72m² në Prishtinë është vënë në shitje ID-240
Blej tokën ideale – me 16 ari në Prishtinë – mundësi e duhur investimi ID-130
Lokali me frekuentim të lartë në një nga lagjet më të kërkuara të Prishtinë është vënë në shitje ID-171
Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”
Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!
Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll
Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals
Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat
Në Deçan formohet "Lëvizja për braktisjen e fesë islame", Lidhja e Historianëve: Po nxitet urrejte fetare
Ish e fejuara e futbollistit Mërgim Berisha tregon se si shoqja e ngushtë ia mori të dashurin - ata tani janë të martuar
Arbenita Ismajli publikon bisedën private me Unikkatilin, e quan picamen
Kiara Tito thuhet se është shtatzënë?
Mediat kroate ngrenë alarmin: Kosova po na e merr mesfushorin e talentuar
Edona James shpërthen në lot pasi banorët e pyetin për ndërhyrjet
Nga Telegrafi Real Estate
Nga Asa Medical
Nga Crystal Evapify
Nga Telegrafi Jobs