LAJMI I FUNDIT:

Osmani kërkon përkrahje nga Mbretëria e Bashkuar për furnizim me vaksina kundër COVID-19

Osmani kërkon përkrahje nga Mbretëria e Bashkuar për furnizim me vaksina kundër COVID-19

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi takim virtual me Wendy Morton, Ministre për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikë në qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, e cila e uroi atë për zgjedhjen si Presidente e Kosovës.

Në njoftimin e bërë nga presidenca thuhet se “Osmani potencoi se Mbretëria e Bashkuar mbetet aleate strategjike e Republikës së Kosovës dhe se do të angazhohet për thellimin e raporteve bilaterale në fushat politike, tregtare, të sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes, si dhe kulturës dhe arsimit”.


Presidentja Osmani theksoi se prioritete të institucioneve janë sigurimi i vaksinave kundër COVID-19, krijimi i vendeve të punës dhe sundimi i ligjit.

“Presidentja Osmani kërkoi përkrahje nga Mbretëria e Bashkuar në furnizim me vaksina për qytetarët e Kosovës, marrë parasysh se Mbretëria e Bashkuar është shtet lider në vaksinim të popullatës. Ministrja Morton nënvizoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për aspiratat euro-atlantike të Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për intensifikim të raporteve bilaterale”, thuhet në njoftim.

Më tej, ministrja Morton inkurajoi Kosovën që të jetë pjesë e agjendës globale mjedisore dhe luftimit të ndryshimeve klimatike.

Presidentja Osmani dhe Ministrja Morton diskutuan për dialogun me Serbinë dhe potencuan rëndësinë e përfshirjes së gjitha grupeve politike, përfshirë partitë opozitare, në temat e interesit kombëtar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori