LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Ideja e Kosovës Republikë u bart brez pas brezi

Osmani: Ideja e Kosovës Republikë u bart brez pas brezi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se ideja e Kosovës Republikë u bart brez pas brezi.

“Ideja e Kosovës Republikë u bart brez pas brezi,  nga viti ‘68 në ‘81 e ‘97, me daljen publike të UÇK-së përgjatë rezistencës së prirë nga Presidenti historik, Ibrahim Rugova e ndërtimit të aleancave nga ana e tij përgjatë luftës së UÇK-së gjatë viteve të ‘90-ta në krye me komandantin Adem Jashari e përfundimisht mori vulën në vitin 2008 me shpalljen e Kosovës”, tha ajo në përurimin e pllakës së Familjes Dumoshi.


Sipas saj, Kosova sot më në fund është Republikë, është vend i lirë,  ndërsa kujtimi për patriotët e lëvizjes kombëtare do të jetë i përhershëm.

Përurimi i pllakës përkujtimore për Sadije, Xhemajl, Osman dhe Ismail Dumoshit u bë në shtëpinë e tyre, e cila ishte qendër e aktivitetit kombëtar.

Osmani tha se kontributi i familjes Dumoshi është frymëzim dhe motiv për të mbrojtur gjuhën, kombin dhe atdheun.

Gjithashtu u theksua roli i familjes Dumoshi në demonstratat e vitit 1968 si dhe përpjekjet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Presidentja ka shtuar se kujtesa për familjen Dumoshi dhe heronjtë kombëtarë janë pjesë e pandashme e historisë dhe identitetit të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Lajme
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Kalo në kategori