Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë si folëse kryesore në një nga eventet e TED Talk në Vancouver të Kanadasë.

Osmani e ka cilësuar TED Talk si një hapësirë të rrallë ku idetë nuk mbeten vetëm mendime, por shndërrohen në nxitje për veprim.


“Është privilegj të jem në Vancouver të Kanadasë, e ftuar si një nga folëset kryesore, ku do të flas se si historia e Kosovës tregon se kur mbrojmë të vërtetën, demokracinë dhe humanizmin çdo ditë, edhe vendet e vogla mund të frymëzojnë ndryshim të madh e për të mirë”, ka deklaruar Osmani.

Ajo theksoi rëndësinë e mbrojtjes së vlerave demokratike dhe rolin që, sipas saj, mund të kenë vendet e vogla në nxitjen e ndryshimeve pozitive globale përmes angazhimit të vazhdueshëm në të vërtetën dhe humanizmin./Telegrafi.