LAJMI I FUNDIT:

​Osmani: Demokracia po rrezikohet nga qeveritë e pakicës, duke shpërfillur vullnetin qytetarë

​Osmani: Demokracia po rrezikohet nga qeveritë e pakicës, duke shpërfillur vullnetin qytetarë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se demokracia po rrezikohet nga manipulimi i vullnetit të shumicës qytetare. Të tillë ajo e ka konsideruar edhe zgjedhjen e qeverisë së pakicës të qeverisë Hoti.

Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë përmes një adresimi për qytetarët, kryeparlamentarja Osmani theksoi se duke mbrojtur vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë mbrohet demokracia në Kosovë.


“Demokracitë sot rrezikojnë të zhbëhet nga përfaqësimi i pakicës ose nga shpërfillja e vullnetit të shumicës qytetare. Në shumë vende të botës përfaqësues të caktuar politikë kanë arritur të manipulojnë demokracinë duke manipuluar kështu vullnetin e shumicës qytetare. Rreziku shtohet kur ky manipulim bëhet edhe përmes devijimit të ligjeve për të arritur qëllime të caktuara politike. E tillë është zgjedhja e qeverive të pakicës e cila shpërfill vullnetin e shprehur qartë nga qytetarët. Një skenar që fatkeqësisht është mirënjohur edhe në vendin tonë…duke mbrojtur vullnetin tonë të qartë të shprehur me votë ne e mbrojmë demokracinë që e ndërtuam me shumë mund dhe sakrificë”, tha ajo.

Osmani iu ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë më aktiv në jetën shoqërore, pasi sipas saj aktivizimi i tyre është parakusht për mbijetesën dhe konsolidimin e demokracisë.

“Pjesëmarrja jonë aktive në jetën shoqërore, aktivizimi qytetarë janë parakusht për mbijetesën por edhe konsolidim të demokracisë në çdo kohë dhe vend. Demokracia të nderuar qytetarë ka kuptim atëherë kur dëgjohet zëri juaj, ajo e humb kuptimin kur zëri dhe vullneti juaj i qartë devijohet apo shkelet”, tha ajo

Si kërcenim serioz për demokracinë, kryeparlamentarja e sheh edhe pandeminë COVID-9.  “Sot në veçanti kërcenim serioz për demokracinë po përbën edhe vet pandemia e korona virusit. Nëse nuk mobilizohemi tani edhe nuk i kushtojmë vëmendje parandalimit të disa tendencave shumë shpejt mund të bëhet vonë. Nëse nuk jemi të kujdesshëm tash viktima më e madhe e kësaj pandemia mund të jetë demokracia”, tha ajo.

Përveç këtij adresimi të Osmanit në Ditën e Demokracisë gjatë ditës pritet të ketë edhe aktivitete tjera.

Në trend Lajme

Më shumë
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Lajme
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Lajme
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Kalo në kategori