LAJMI I FUNDIT:

Osman Musliu rrëfen bisedën me Shaban Jasharin para sulmit në Prekaz: I thashë, bac me shpirtin tënd bën çfarë të duash, por me fëmijët e gratë… (Video)

Osman Musliu rrëfen bisedën me Shaban Jasharin para sulmit në Prekaz: I thashë, bac me shpirtin tënd bën çfarë të duash, por me fëmijët e gratë… (Video)

Hoxha nga Drenasi, Osman Musliu ka treguar  detaje para sulmit të forcave serbe mbi familjen Jashari në Prekaz me 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998.

Reklama

Musliu, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se pas sulmit që forcat serbe i bënë familjes Jashari me 22 janar të po atij viti,  si imam që ishte në Drenas kishte vendosur bashkë me disa persona të tjerë të vizitonte familjen Jashari.

“Ndodhi sulmi i parë ndaj tyre dhe shkuam për ta vizituar. Më kujtohet më tha baci Shaban: ‘ke ardhur hoxhë i ri në Drenas, po flasin njerëzit fjalë të mira për ty’. I thashë mbase po flasin njerëzit fjalë të mira kam edhe unë një kërkesë për ty. Ju jeni përgatit na po e shohim çfarë po doni dhe në një farë forme i keni shpallur luftë Serbisë pasi nuk po doni të dorëzoheni. Ti me shpirtin tënd mund të bësh çfarë të duash por me këta fëmijë e këto gra…”.

“… Më tha: ‘Hoxhë, kështu jemi përgatit dhe kështu po duan, inshallah Zoti na ndihmon’. Ajo familje është përgatitur për këtë situatë në bazë të sjelljes dhe historisë së tyre”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Hoxha nga Drenasi tregon se pas kësaj vizite ndodhen edhe ngjarjet në Likoshan dhe Çirez kur u vranë 24 shqiptarë.

“Pas varrimit në  Likoshan dhe Çirez ku ishin gati gjithë Kosova erdhe edhe 5 marsi. Më kujtohet kur jam zgjuar të fali sabahun, kur po dëgjohen të shtëna armësh. E mora djalin e axhës Murat Musliun pasi ai e njihte më mirë se unë situatën sepse ishte zyrtar i KMDLNJ. Kur dolëm në kodrën e Rezallës ai më tha se po sulmohet familja e Shaban Jasharit”.

Musliu thotë se pasi e vëzhguam situatën një kohë të gjatë, u përpoqëm të marrim në telefon Fehmi Aganin apo Pajazit Nushin por nuk funksiononte linja telefonike.

“E kemi pasur një telefon ajror, dhe ramë në kontakt me ambasadorin e Shqipërisë në Beograd. Ai na tha ne kemi disa informata por jo të detajuara. Pastaj ne i sqaruam situatën”, tha ndër të tjera Osman Musliu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DASH: Presim që Serbia të vazhdoj me hapat për de-përshkallëzim, përfshirë këtu tërheqjen e vazhdueshme të forcave nga kufiri me Kosovën

DASH: Presim që Serbia të vazhdoj me hapat për de-përshkallëzim, përfshirë këtu tërheqjen e vazhdueshme të forcave nga kufiri me Kosovën

Lajme
Nga plani i Vuçiqit për veriun deri te kërkesa e Kosovës për ekstradimin e Radoiçiqit - politikani serb zbulon bisedën që kishte kohë më parë me Kurtin për “Zajednicën”

Nga plani i Vuçiqit për veriun deri te kërkesa e Kosovës për ekstradimin e Radoiçiqit - politikani serb zbulon bisedën që kishte kohë më parë me Kurtin për “Zajednicën”

Lajme
Radoiçiq lirohet nga paraburgimi, gjykata serbe ia ndalon shkuarjen në Kosovë

Radoiçiq lirohet nga paraburgimi, gjykata serbe ia ndalon shkuarjen në Kosovë

Lajme
Osmani dhe Vuçiq në samitin e liderëve evropianë në Spanjë, a mund të aranzhohet takim mes tyre?

Osmani dhe Vuçiq në samitin e liderëve evropianë në Spanjë, a mund të aranzhohet takim mes tyre?

Lajme
Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Lajme
Maliqi për sulmin në veri: Inteligjenca e NATO-s me gjasë ia dha informatën me kohë PK-së për grupin terrorist

Maliqi për sulmin në veri: Inteligjenca e NATO-s me gjasë ia dha informatën me kohë PK-së për grupin terrorist

Lajme
Kalo në kategori