LAJMI I FUNDIT:

Oscar i ngazëllyer me golat, jo me rezultatin

Oscar i ngazëllyer me golat, jo me rezultatin

Mesfushori i Chelseat, Oscar, ka shprehur kënaqësinë e tij për pritjen e ngrotë të tifozëve të klubit londinez pas paraqitjes së parë për klubin në Ligën e Kampionëve, duke e përshkruar si ëndërr.

“Unë jam shumë i kënaqur me dy golat e mi në debutim në Ligën e Kampionëve, por do të kisha qenë më i kënaqur nëse do ta kishim fituar ndeshjen”.

“Në Brazil, djem të vegjël ëndërrojnë të luajnë në Ligën e Kampionëve dhe jam shumë krenar që kam realizuar ëndrrën time. Më pëlqeu pritja e tifozëve. Ata janë të mrekullueshëm. Shpresoj se mund të ngritem dhe të realizoj më shumë gola”, ka thënë braziliani. /Telegrafi/