LAJMI I FUNDIT:

OSBE/ODIHR: Të punësuarit e sektorit publik në Maqedoni kanë trysni për të dalur në kundër protesta

OSBE/ODIHR: Të punësuarit e sektorit publik në Maqedoni kanë trysni për të dalur në kundër protesta

Në raportin më të ri të misionit të mbikëqyrjes së OBSE/ODIHR për Maqedoninë, thuhet se atmosfera politike në vend mbetet e tensionuar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Raporti thotë se opozita dhe disa organizata qytetare, përmes protestave kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve dhe bëjnë thirrje për përfshirje më të madhe të bashkësisë ndërkombëtare në zgjidhjen e krizës, ndërkaq kundër protestuesit bëjnë thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme të 5 qershorit.


OSBE/ODIHR thotë se protestat janë përgjithsisht të qeta, por ka patur disa arrestime për shkak të dëmeve ndaj objekteve shtetërore dhe përmendoreve. Gjithashtu, OBSE/ODIHR thotë se ka siguruar informacione të besueshme që thonë se ndaj të punësuarve në sektorin publik, ushtrohet trysni për të marrë pjesë në kundër protesta, porse nuk janë pranuar ankesa zyrtare.

Edhe KSHZ-ja është përfshirë në këtë raport, për të cilin thuhet se është duke vazhduar me punë në një atmosferë mjaft të tensionuar politike./Telegrafi/