LAJMI I FUNDIT:

OSBE shpreh ngushëllime për vrasjen e policit Demaj

OSBE shpreh ngushëllime për vrasjen e policit Demaj

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka shprehur ngushëllime për vrasjen e policit Izet Demaj dje në Istog në krye të detyrës.

Përmes një postimi në Fcebook, misioni i OSBE-së, ka thënë se veprimi i Demajt është shembull i guximit për secilin se si duhet kundërvënë krimit.


“Të indinjuar thellë nga vrasja e policit Izet Demaj. Shembull i guximit për secilin se si duhet kundërvënë krimit dhe si duhet ndarë e keqja nga e mira. Ngushëllime familjes Demaj, kolegëve në Policinë e Kosovës dhe qytetarëve të Istogut të cilëve u shërbeu me kaq përkushtim që nga viti 2001”, thuhet në njoftimin e tyre. /Telegrafi/