LAJMI I FUNDIT:

OSBE: KQZ dhe PZAP janë dakorduar që t’i adresojnë rekomandimet e misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve

OSBE: KQZ dhe PZAP janë dakorduar që t’i adresojnë rekomandimet e misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve

Shefit i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Michael Davenport, përmes një deklarate publike ka thënë se zgjedhjet lokale do të përcaktojnë qeverisjen lokale për katër vitet e ardhshme, janë vetëm një muaj larg.

Davenport thotë se misioni i OSBE-së në Kosovë ka punuar vazhdimisht me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në përmirësimin e listave të votuesve, në bashkëpunim me Sekretariatin e KQZ-së, Agjencinë e Regjistrit Civil dhe Agjencinë Kadastrale të Kosovës.


“Me rastin e Ditës Botërore të Demokracisë, konfirmojmë mbështetjen tonë për parimin e shprehjes së vullnetit të lirë të njerëzve, qoftë përmes kutisë së votimit qoftë përmes mediave, si bazë e autoritetit të çdo forme të qeverisjes. Zgjedhjet lokale, të cilat do të përcaktojnë qeverisjen lokale për katër vitet e ardhshme, janë vetëm një muaj larg dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë ka punuar vazhdimisht me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në përmirësimin e listave të votuesve, në bashkëpunim me Sekretariatin e KQZ-së, Agjencinë e Regjistrit Civil dhe Agjencinë Kadastrale të Kosovës”, thuhet në deklaratën e tij.

Më tej, në deklaratë ai thotë se KQZ dhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa janë dakorduar që t’i adresojnë rekomandimet e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve dhe Mbretërisë së Bashkuar mbi përmirësimet e procesit zgjedhor.

“Gjithashtu, duhet ta theksojmë se janë 14 gra që garojnë për kryetare të komunave dhe 1,938 gra kandidate për kuvende komunale të cilat shpresojnë ta fitojnë besimin e votuesve më 17 tetor, pas një numri rekord të grave deputete në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Dita Botërore e Demokracisë ka të bëjë edhe me lirinë e gazetarëve për ta kryer punën e tyre në mënyrë të sigurt, ndihmën për të rinjtë në identifikimin e lajmeve të rreme përmes fushatave dhe seminareve të edukimit mediatik, si dhe fuqizimin e grave për ta luftuar dhunën me bazë gjinore, dukuri kjo që u rrit gjatë pandemisë COVID-19. Vitin e kaluar Misioni ynë është angazhuar në aktivitete të shumta të edukimit mediatik dhe avokoi pareshtur për krijimin e mekanizmave komunalë kundër dhunës në familje dhe financim të qëndrueshëm për strehimoret për viktimat e dhunës në familje”, tha ai.

Davenport theksoi se duhet të dëgjohen të gjithë zërat, qoftë në zgjedhje të lira, qoftë përmes pjesëmarrjes së publikut në procese vendimmarrëse, veçanërisht grave dhe të rinjve, për të mirën e të gjitha komuniteteve dhe për transparencë më të lartë të institucioneve.

“Gjatë 12 muajve të fundit, Misioni ynë ka lehtësuar aktivitete të shumta që nxisin pjesëmarrjen e publikut dhe përmirësojnë komunikimin dhe transparencën e institucioneve me publikun. Pjesëmarrja publike është gjithashtu pjesë qenësore e angazhimeve të institucioneve të sigurisë publike për të forcuar policinë në bashkësi, partneritet ky mes publikut e policisë që identifikon rreziqet e mundshme të sigurisë dhe i parandalon ato në nivelin bazë”, thuhet në fund. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori