LAJMI I FUNDIT:

Organizatat humanitare japin alarmin për Idomeninë

Organizatat humanitare japin alarmin për Idomeninë

Organizatat humanitare dhe ato të ndihmave mjekësore, të cilat ndodhen në kampin e Idomenit në Greqi, deklarojnë se situata është alarmante dhe se emigrantët nuk mund të durojnë dhe shumë gjatë.

Punonjësit e këtyre organizatave shprehen se refugjatët tashmë janë në limite dhe furnizimet janë drejt fundit. Gjithçka në kamp është përmbytur për shkak të reshjeve, dhe tendat po degradojnë.


“Po mundohemi të ndihmojmë sa më shumë njerëz të jetë e mundur, por e kemi të vështirë për shkak të numrit të madh të personave që ndodhen këtu. Na duhen veshje dhe furnizime”, tha koordinatori në terren i Kryqit të Kuq, Sotiris Murudelis.

Ndërkohë që zëdhënësi i UNHCR Babar Baloch e quajti një emergjencë humanitare situatën në Greqi.

“Gjendja këtu është në fije të perit, ka një emergjencë humanitare dhe duhet të gjendet një zgjidhje. Shumë fëmijë janë të sëmurë, duhet medoemos një rrugëdalje. Emigrantët këtu nuk kanë kohë, ata janë të dëshpëruar, situata është skandaloze, duhet vëmendje e menjëhershme”, tha Baloch.

Mbi 40 për qind e refugjatëve në kampin e Idomenit janë fëmijë, ndërsa shumica vuajnë nga sëmundje të ndryshme.

Megjithatë ata refuzojë të lëvizin, me shpresën se nga çasti në çast kufiri maqedonas mund të hapet, megjithëse autoritetet në Maqedoni theksuan javën e shkuar se kufiri do të qëndrojë i mbyllur.

Rreth 1500 refugjatë braktisën kampin të hënën duke tentuar të çanin gardhin në kufi me Maqedoninë, por autoritetet maqedonase i bllokuan dhe i rikthyen sërish në Greqi.

Në trend Botë

Më shumë
U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

Amerika
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Azia
Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Evropa
Komandanti i ushtrisë ukrainase: Situata në rajonin e Kharkivit është rënduar ndjeshëm

Komandanti i ushtrisë ukrainase: Situata në rajonin e Kharkivit është rënduar ndjeshëm

Evropa
Në Jordani fillojnë stërvitjet ushtarake, marrin pjesë 33 shtete

Në Jordani fillojnë stërvitjet ushtarake, marrin pjesë 33 shtete

Azia
Kalo në kategori