Organizatat e shoqërisë civile pas ndërprerjes së planeve të Contour Global për ndërtimin e ‘Kosovës së Re’: Qeveria të merr vendim zyrtar për t’u distancuar nga ky projekt

Kompania amerikane Contour Global ka ndërprerë planet për ndërtimin e termocentralit 500 megavatësh “Kosova e Re”. Përveç tjerash, kompania ka deklaruar se nuk do të investojë më në projekte qymyri në botë.
Sipas planifikimeve, “Kosova e Re” do të prodhonte rrymë për të mbuluar gjysmën e kërkesës për energji elektrike në Kosovë, vend ky që tani më përballet me mungesë të dukshme të energjisë, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
“Ne nuk do të ndërtojmë ose përvetësojmë termocentrale nga qymyri në të ardhmën”, tha Contour Global në një njoftim për medie.
Lidhur me këtë, Instituti GAP, Balkan Green Foundation, INDEP dhe GLPS, i kërkojnë Qeverisë së Kosovës që merr vendim zyrtar për t’u distancuar nga ky projekt.
“I bëjmë thirrje Qeverisë së re që të braktis planet e qeverive të mëhershme për ndërtim të një termocentrali me bazë qymyri. Për më tepër, kërkojmë shuarjen e kompanisë publike NKEC e cila ishte themeluar pa nevojë, duke dëmtuar buxhetin e vendit dhe duke operuar pa pasur asnjë funksion real”, thuhet më reagimin e tyre.
Njoftimi i plotë
Tani Kosova e ka mundësinë të ndërtoj një të ardhme të qëndrueshme energjetike
Sot, agjencia e lajmeve Reuters ka njoftuar se Contour Global ka ndaluar planet për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”. Ne, organizatat e poshtëshënuara, i kërkojmë me ngulm Qeverisë së Kosovës që më në fund, të marrë qëndrim zyrtar distancues ndaj këtij projekti dhe t’i hapë rrugë zhvillimit të sektorit të energjisë në Kosovë.
Ne kemi reaguar ndaj këtij projekti dhe kësaj kontrate që nga negociatat dhe publikimi i kontratave komerciale. Përmes publikimeve dhe fushatave avokuese, kemi alarmuar për dëmet ekonomike që do t’i sillte Kosovës jetësimi i kësaj kontrate, për dëmet në integrimin e Kosovës dhe për dëmet mjedisore. Që nga viti 2011, qeveri të ndryshme kanë injoruar thirrjet e organizatave tona për anulim të projektit për shkak të shkeljeve ligjore, dëmeve ekonomike, keqpërdorimeve buxhetore, ndikimit në mjedis, mbytjen e konkurrencës dhe minim të proceseve integruese.
Më në fund, edhe vet kompania që ishte përzgjedhur paligjshëm, erdhi në përfundim se realizimi i këtij projekti është i pa mundur dhe se nuk do të vijojnë më tutje me projektin. Njoftimi i kompanisë Contour Global se nuk do të ndërtojnë projekte të reja me qymyr vjen edhe si rezultat i një ndryshimi të thellë të qasjes së akterëve politik e financiar global që gjithnjë e më tepër po largohen nga projektet e qymyrit dhe po fokusohen në të ardhmen e sistemeve energjetike, në efiçiencë të energjisë dhe energji nga burimet e ripërtrishme. Eshtë koha që Qeveria e Kosovës t’i bashkohet këtij trendi të ri global dhe t’i hapë rrugë tranzicionit të domosdoshëm të tregut të energjisë në Kosovë.
I bëjmë thirrje Qeverisë së re që të braktis planet e qeverive të mëhershme për ndërtim të një termocentrali me bazë qymyri. Për më tepër, kërkojmë shuarjen e kompanisë publike NKEC e cila ishte themeluar pa nevojë, duke dëmtuar buxhetin e vendit dhe duke operuar pa pasur asnjë funksion real. Po ashtu të anulohen kontratat e nënshkruara nga qeveria e kaluar për angazhim të kompanive për këshilla ligjore për “Kosovën e Re’ në vlerë prej 800 mijë euro. Përveç llogaridhënies politike, organizatat tona vlerësojnë se ka bazë edhe për hetime penale për keqpërdorim buxheti nga zyrtarët menaxher të projektit “Kosova e Re”.
Kjo është një fitore jo thjeshtë e përpjekjeve tona, por një fitore e të ardhmes së sektorit të energjisë dhe ngadhënjimit të interesit publik në përgjithësi. Balkan Green Foundation (BGF), Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), do të vazhdojmë të kontribuojmë për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Qytetari tregon tavolinën e ushqimit të mbushur me produkte cilësore vendore

A ju besohet se këto fotografi janë realizuar në Kosovë? Mahnituni nga dizajni i jashtëm dhe i brendshëm i Renault Austral

Bursa për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Evropës i Universitetit të York-ut

Qeveria miraton Projektligjin për Fondin Sovran, Kurti: Do të jetë bërthama e sovranitetit tonë ekonomik

Art House organizon konferencën e parë për digjitizimin dhe digjitalizimin e dokumenteve

Dyshohet se domatet e importuara nga Shqipëria përmbajnë sasi të hormoneve, AUV në pritje të rezultateve laboratorike

TradeCo LLC

Kolegji Universum

evroTarget L.L.C

KiKxxl & evroTarget LLC

KiKxxl & evroTarget LLC

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete
Më të lexuarat

Barcelona lëshon komunikatë zyrtare për rastin e Lionel Messit

Gjashtë vendet në botë ku dielli nuk perëndon për më shumë se 70 ditë në vit

Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden

Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

Çfarë tha Putini për shkatërrimin e digës Kakhovka në Kherson?