LAJMI I FUNDIT:

Organizata “Social Lab” e sjell në gjuhën shqipe manualin për ndihmë psikologjike për të prekurit nga tërmeti

Organizata “Social Lab” e sjell në gjuhën shqipe manualin për ndihmë psikologjike për të prekurit nga tërmeti

Organizata Social Lab ditë më parë ka shprehur dëshirë që përmes përkthimit të manualit “Psychological First Aid (PFA)” (Ndihma e Parë Psikologjike – NPP) të OBSH-së, të japin sadopak ndihmë psikologjike për të prekurit nga tërmeti.

Këtij koordinimi vullnetar iu bashkuan më shumë se 15 vetë dhe manuali është përkthyer, redaktuar dhe dizajnuar brenda dy ditëve.


Manuali “NPP” është krijuar për të orientuar njerëzit joprofesionistë që të ofrojnë ndihmë të parë psikologjike (PFA) për individët pas një ngjarjeje të rëndë krize.

NPP përfshin ndihmën humane, mbështetëse dhe praktike për njerëzit që janë në ankth, në mënyra që respektojnë kulturën dhe aftësitë e tyre.

Për të përdorur Manualin NPP nuk duhet të jesh profesionist i shëndetit mendor. Manuali ekziston për të trajnuar të gjithë ata individë, pa marrë parasysh prapavijën e tyre profesionale, që të ofrojnë ndihmë të parë psikologjike.

Social Lab është në komunikim të vazhdueshëm me kolegët psikologë nga Shqipëria dhe ka shpërndarë manualin sapo është përfunduar.

Manualin mund ta shkarkojnë të gjithë të interesuarit në faqen e tyre të Facebook  ose duke klikuar KËTU. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori