LAJMI I FUNDIT:

Organizata gjermane “Help” bën thirrje për aplikim në grante

Organizata gjermane “Help” bën thirrje për aplikim në grante

Organizata joqeveritare gjermane “Help” – Kosovo njofton se, në kuadër të projektit Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2017 -2018”, ka filuar me seancat informuese për shpërndarjen e granteve në disa komuna të Kosovës.

Në njoftimin e dërguar nga “Help” – Kosovo, thuhet se ndarja e granteve për qytetaret/mikro bizneset, do të ndahen në komunat si Suhareka (37 grante), Lipjani (35 grante), Deҫani (30 grante), Shtërpca (20 grante), Istogu (35 grante), Mitrovica (20 grante) dhe Mitrovica Veriore (20 grante).


Përmes seancave informuese Help:

– informon te interesuarit në lidhje me idenë e projektit dhe grupet e synuara

– informon te interesuarit me komponentët e projektit dhe kriteret e përzgjedhjes

– shpërndanë formularin e parë e aplikimit për të gjithë të pranishmit e interesuar

– përgjigjet te gjitha pyetjeve nga të interesuarit

Data Komuna Vendtakimi Ora
E marte, 06/02/2018 Suhareka Salla e kuvendit komunal 14:00
E marte, 06/02/2018 Lipjan Amfiteatri – Shkollës së Mesme Profesionale Adem Gllavica (Norges Vel) 10:00
E marte, 06/02/2018 Deҫan Salla e Kuvendit Komunal 10:00
E marte, 06/02/2018 Istog Salla e Kuvendit Komunal 14:00
E enjte, 08/02/2018 Shtërpce Salla e Kuvendit Komunal 10:00
E enjte, 08/02/2018 Mitrovica Salla e Qendrës së Kulturës 10:00
E enjte, 08/02/2018 Mitrovica Veriore Qendra e Informimit e BE-së 14:00

 

Seancat e dyta:

 

 

Data Komuna Vendtakimi Ora
E marte, 13/02/2018 Suhareka Salla e kuvendit komunal 14:00
E marte, 13/02/2018 Lipjan Amfiteatri – Shkollës së Mesme Profesionale Adem Gllavica (Norges Vel) 10:00
E marte, 13/02/2018 Deҫan Salla e Kuvendit Komunal 10:00
E marte, 13/02/2018 Istog Salla e Kuvendit Komunal 14:00
E enjte, 15/02/2018 Shtërpce Salla e Kuvendit Komunal 10:00
E enjte, 15/02/2018 Mitrovica Salla e Qendrës së Kulturës 10:00
E enjte, 15/02/2018 Mitrovica Veriore Qendra e Informimit e BE-së 14:00

Projekti në fjalë financohet nga Qeveria Gjermane, Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Komunat partnere.

Ndryshe, qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në zhvillim të qëndrueshëm dhe stabilitet në Kosovë me fokus kryesor fuqizimin ekonomik. Përderisa, qëllimi i veçantë është krijimi i vendeve të reja të punës përmes mbështetjes direkte me grante për biznese të vogla.  Nëpërmjet këtij projekti, ofrohen pajisje në mënyrë që përfituesit të mund të fillojnë apo rrisin biznesin e tyre. Vlera mesatare e një granti, për një përfitues, është 2 mijë euro në forme te pajisjeve, jo para te gatshme. /Telegrafi/