LAJMI I FUNDIT:

Orë poetike me Xhevdet Bajrajn

Orë poetike me Xhevdet Bajrajn

Këtë të diel, më 14 korrik, duke filluar nga ora 18:00, në Shtëpinë e Verës do të mbahet “PRE Hardh Fest Party”.

Siç bëhet me dije në një komunikatë për media, aty do të zbulohet slogani dhe programi i “Hardh Fest 2019”, e më pas do të mbahet Ora Poetike.


Në Orën Poetike do të interpretohen poezitë e autorit Xhevdet Bajraj nga librat “Kur qajnë hardhitë” dhe “Vitet që nuk e sollën pranverën”.

Ndryshe, Xhevdet Bajraj është poet i njohur ndërkombëtar i lindur në Kosovë, që jeton dhe vepron në Meksikë.

“Hardh Fest” sivjet mbahet më 16, 17 dhe 18 gusht.