Euroambasadori Aivo Orav dhe ambasadori britanik Charles Garrett gjatë vizitës së sotme në Gjevgjeli porositën se nevojitet sa më shpejtë një zgjidhje për krizën politike në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Orav shprehu keqardhje që ajo ende nuk është arritur. ‘Vërejmë se shumica e partive politike nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, se lista zgjedhore nuk është pastruar tërësisht, reforma e mediave shkon rëndë dhe se ende është serioz problemi me vendimin e faljes nga ana e kryetarit Ivanov’.
Marrëveshja, shtoi ai, ishte të organizohen zgjedhje kredibile, por për fat të keq për momentin nuk shohim sesi mund të realizohet ajo.
‘Megjithatë, besoj se qëllimi i çdo lideri politik është të gjejë mënyrë të dalë nga kriza dhe shpresoj se atë së shpejti do ta bëjnë edhe liderët politik të Maqedonisë’, deklaroi euroambasadori Orav.
Ambasadori britanik Garrett, megjithatë, theksoi se urgjentisht duhet të vijë deri te marrëveshja për dalje nga, ashtu siç tha, qorrsokaku i tanishëm dhe për tërheqjen e vendimit për falje nga Ivanov, sepse, potencon Garett, më e rëndësishme në çdo shtet është qeverisja e së drejtës dhe barazisë së qytetarëve para Ligjit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251