LAJMI I FUNDIT:

Orari i javës së 23-të dhe gjyqtarët në Superligën e Kosovës

Orari i javës së 23-të dhe gjyqtarët në Superligën e Kosovës

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdoj normalisht në javën e 23-të.

E në këtë javë do të luhet me dyer të mbyllura në të gjitha ndeshjet, pa praninë e tifozëve për shkak të mbrojtjes nga pandemia coronavirus.


FFK tanimë ka publikuar orarin dhe gjyqtarët që do të jenë prezent në gjashtë ndeshjet e kësaj xhiroje.

Drita – Flamurtari, Feronikeli – Vushtrria dhe Llapi – Dukagjini janë tri ndeshjet e para që zhvillohen ditën e shtunë.

Ndërkohë të dielën në program janë tri ndeshjet tjera, Gjilani – Trepça ’89, Ballkani – Drenica dhe Prishtina – Ferizaj.

Të gjitha ndeshjet e kësaj jave do të zhvillohen me fillim nga ora 14:00. /Telegrafi/