Orari dhe gjyqtarët e javës së 28-të në Ipko Superligën e Kosovës


Java e 28-të në Ipko Superligën e Kosovës pritet të startojë ditën e premte (nesër) me një ndeshje që është në program për tu zhvilluar.
Tanimë Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar edhe orarin e kësaj xhiro dhe gjyqtarët që do t’i gjykojnë gjashtë takimet në futbollin elitar të Kosovës.
Ndeshja e vetme ditën e premte që do të zhvillohet është ajo mes Vushtrrisë dhe Flamurtarit.
Ndërkohë ditën e shtunë në program janë tri takime, Prishtina – Drenica, Feronikeli – Gjilani dhe Dukagjini – Ballkani.
Të dielën zhvillohet derbi i kësaj jave mes Llapit dhe Dritës si dhe takimi tjetër i rëndësishëm për mbijetesë Ferizaj – Trepça ’89.
Ky derbi do të gjykohet nga gjyqtari Selim Isufi me ndihmësit Granit Hyseni dhe Elvis Bicaj. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
02/07/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate








































