LAJMI I FUNDIT:

“Opozita synim të vetëm e ka bllokimin e shtetit” – Murati reagon pas vendimit të Kushtetueses për tatimin në pronë

“Opozita synim të vetëm e ka bllokimin e shtetit” – Murati reagon pas vendimit të Kushtetueses për tatimin në pronë

Gjykata Kushtetuese mori vendim në favor të Qeverisë sa i përket çështjes së faljes së tatimit në pronë.

Sipas vendimit të Kushtetueses komunat duhet të vendosin vetë për faljen e tatimit në pronë dhe se Ligji i kontestuar nga komunat nuk është në kundërshtim me ligjin e pushtetit lokal.


Lidhur me këtë ka reaguar ministri i Financave, Hekuran Murati. Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se të gjitha akuzat ndaj Qeverisë për këtë rast kanë qenë të pabaza.

Falja e tatimit në pronë – Kushtetuesja merr vendim në favor të Qeverisë
Lexo po ashtu Falja e tatimit në pronë – Kushtetuesja merr vendim në favor të Qeverisë

“Të gjitha kritikat e akuzat ndaj Qeverisë për këtë temë kanë qenë të pabaza, dhe kjo gjë edhe u dëshmua tani.

Qytetarët tashmë e kanë kuptuar se opozita synim të vetëm e ka bllokimin e shtetit, qoftë edhe në kurriz të qytetarëve. Qytetarët do ta mbajnë mend këtë”, ka shkruar Murati.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj e kishte dërguar në Kushtetuese ligjin për interpretim. Asociaciacioni i Komunave kishte akuzuar ekzekutivin për ndërhyrje në kompetenca të komunave dhe se me këtë ligj ato dëmtoheshin duke ua zvogëluar buxhetin vetanak. /Telegrafi/