Kuvendi Komunal i Prishtinës ka diskutuar për Raportin përfundimtar buxhetor për vitin 2015.

Lidhur me këtë, drejtuesit e Komunës janë vënë në thumb të kritikave nga asambleistët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët thanë se buxheti nuk është shfrytëzuar në shumë departamente.


Sipas tyre, shpenzimi i buxhetit në disa fusha është zero.

Po ashtu kryetari Ahmeti është kritikuar edhe për hartim të raportit me gabime dhe të dhëna jo të sakta.