LAJMI I FUNDIT:

​Opozita e shqetësuar për draftin e Asociacionit: Kurti i gatshëm të nënshkruaj gjithçka

​Opozita e shqetësuar për draftin e Asociacionit: Kurti i gatshëm të nënshkruaj gjithçka

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) janë të shqetësuara siç thonë për rrezikun që i kanoset vendit me draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të propozuar nga diplomatët euro-amerikanë më 21 tetor.

Megjithëse i njëjti nuk është bërë publik ende, në opinion po qarkullon një draft i prezantuar nga ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, për të cilin deputetët e dy partive opozitare thonë se është origjinali. Sipas tyre, aty ka elemente që janë problematike për vendin dhe që krijon një lloj autonomie për serbët në veri.


Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, thotë për KosovaPress, se qeveritarët duhet të kenë kujdes në këtë draft dhe përmes vërejtjeve të tyre të largohen çështjen shqetësuese për vendin, siç thotë është theksimi në preambulë të rezolutës 1244.

“Pritja për arritjen e një marrëveshje në kushtet kur po deklarohen se ata kërkojnë Asociacionin me kompetenca ekzekutive dhe ne jemi të gjithë kundër kësaj është problem me arrit marrëveshje. Nëse vendet mike perëndimore që janë duke ndihmuar për arritjen e marrëveshjes, atëherë po besoj se do të shqyrtohen vërejtjen e dy palëve dhe mund të ketë propozim të ri nga BE-ja dhe ShBA-ja në lidhje me statutin e Asociacionit.

Duhet të jemi të qartë se as Serbia dhe as Kosova nuk mund t’i plotësojë të gjitha kërkesat e veta që ka qoftë në lidhje me Asociacionin, qoftë nesër në vendosjen e kufijve…Ka shqetësime në disa fusha, por me negocimin e këtyre çështjeve veçanërisht me preambulës ajo që përmend rezolutën 1244 për zgjidhje është problematike për neve. Janë edhe disa çështje të tjera që me siguri qeveria dhe ekspertët që janë duke punuar në të dhe i kanë përgatitur vërejtjen dhe i kanë dërguar në Bruksel”, thotë Haliti.

Bislimi flet sërish për takimin në Bruksel:  Asociacioni nuk është diskutuar, vlerësimin e fundit e jep Kushtetuesja
Lexo po ashtu Bislimi flet sërish për takimin në Bruksel:  Asociacioni nuk është diskutuar, vlerësimin e fundit e jep Kushtetuesja

Më kritik karshi ekzekutivit në lidhje me dialogun dhe për Asociacionin, është deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

“Mendoj se jemi në një terr informativ si asnjëherë më parë sa i përket çështjes së draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kjo nuk ka ndodhur në asnjë etapë por ja që tani po fshehin dhe po tentojnë të kontrabandojnë diçka që është me rëndësi jetike për funksionimin e shtetit të Kosovës dhe sikurse të ishte gjithçka në rregull ai draft do të ishte në duart e deputetëve. Kryeministri çdo herë i ka mashtruar qytetarët për veprimet e veta dhe sidomos parlamentin e ka lënë në terr informativ për shkak të asaj që është i gatshëm të nënshkruaj gjithçka çka i bie në tavolinë dhe ka ardh me një kauzë se Zajednica nuk kalon”, deklaron Lekaj.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociator për dialogun me Serbinë, ka thënë të premten se shqetësimet e ngritura se po krijohet një autonomi për serbët në veri përmes Asociacionit janë të individëve që po shpërndajnë drafte dhe jo të qeverisë.

“Shqetësimet për (autonomi) janë të individëve të atyre që shpërndajnë drafte. Ne nuk punojmë me shqetësime dhe ne punojmë me analiza. Për më tepër kushtetutshmërinë e draftit të dërguar nga miqtë tanë ndërkombëtar e vërteton Gjykata Kushtetuese, as analistët në studio dhe as politikanët. Janë njerëz që marrin pagë mujore për me vlerësuar kushtetutshmërinë e dokumenteve që iu rezervohen atyre”, tha Bislimi.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi të enjten në Bruksel është takuar me të dërguarin e Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, por jo shefin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Petar Petkoviq./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori