LAJMI I FUNDIT:

Opozita e FFK-së: Të merren masa ndaj Kuvendit të jashtëligjshëm, po mendojmë t’i bojkotojmë garat

Opozita e FFK-së: Të merren masa ndaj Kuvendit të jashtëligjshëm, po mendojmë t’i bojkotojmë garat

Përfaqësuesi i Dritës, Valon Zymberi ka folur në emër të opozitës së FFK-së, teksa e ka cilësuar si të jashtëligjshëm Kuvendin Zgjedhor të FFK-së. Ai ka kërcënuar edhe me bojkotimin e garave.

Klubet opozitare nuk kanë marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili është duke u mbajtur më herët gjatë ditës (e mërkurë) dhe kryetar u zgjodh Agim Ademi me 42 vota pro dhe një abstenim.


Nga klubet opozitare ishin 15 delegatë që ishin mbledhur sot dhe e kanë shprehur opinionin e tyre të përbashkët rreth këtij Kuvendi, të cilin e bojkotuan pasi e konsiderojnë atë si të parregullt dhe të jashtëligjshëm.

Në emër të delegatëve që mendojnë ndryshe ka folur drejtori i Dritës, Valon Zymberi, i cili mes tjerash ka kërcënuar edhe me bojkotim të garave.

Agim Ademi zgjidhet kryetar i FFK-së pa asnjë votë kundër, gjithçka çfarë ndodhi në Kuvendin Zgjedhor
Lexo po ashtu Agim Ademi zgjidhet kryetar i FFK-së pa asnjë votë kundër, gjithçka çfarë ndodhi në Kuvendin Zgjedhor

“Sot është dashur të jetë një ditë feste, por nuk ju kanë lejuar as ju mediave të hyni aty. Andaj, më e keqja është cenimi i lirisë së shprehjes, edhe me votë. Ne si grup që mendojmë ndryshe jemi grup që nuk e mbështesim këtë Kuvend sepse opinioni ligjor ka thënë se është i paligjshëm. Në shenjë të respektit të ligjeve të sportit, nuk kemi marrë pjesë në atë Kuvend”, ka thënë fillimisht Zymberi para mediave.

“Neve na është mohuar e drejta elementare e kandidimit të kandidatit tonë Gramoz Vokrri. FFK-ja ka treguar mendësi totalitare. Jemi po ata delegatë që e kemi mbështetur Vokrrin dhe jemi këtu e nuk jemi në atë Kuvend. Do të jemi deri në fund në mbështetje të Gramozit dhe nuk e mbështesim një Kuvend të paligjshëm”.

“Kemi dashur të jemi vetëm delegatët që kemi dhënë publikisht nënshkrime për Vokrrin. Nuk e di a ka ai Kuvend kuorum dhe i ftoj organet ta monitorojnë me kujdes sepse po e mbajnë një Kuvend të jashtëligjshëm”.

Nënshkrimet e 15 delegatëve

Zymberi po ashtu e shprehu dyshimin të ketë pasur manipulime me delegatë, pasi sipas tij, nëse pala tjetër i ka 43 nënshkrime, e 15 janë në opozitë dhe 7-8 të tjerë nuk kanë shkuar në Kuvend, i bie që kalohet numri i 58 delegatëve të mundshëm.

“Kandidati ynë ka qenë legjitim, ja ku mund ta shihni listën me nënshkrime. Duhet të intervenojë MKRS-ja dhe organet përgjegjëse. Në të kundërtën, nëse nuk merren masa nga institucionet, mbetet në opsionin tonë bojkoti i garave”, përfundoi përfaqësuesi i opozitës.

Kujtojmë që klube opozitare ndaj Agim Ademit janw konfirmuar klube si Drita, Prishtina, Trepça ’89, Malazog Hoxha i Lidhjes Rajonale Gjilani, si dhe përfaqësues nga KIKA dhe Vitia. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Premier League
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori