LAJMI I FUNDIT:

Operacioni në kohën e duhur! Princesha nuk kishte asnjë simptomë: Vetëm një gjë i shpëtoi jetën

Operacioni në kohën e duhur! Princesha nuk kishte asnjë simptomë: Vetëm një gjë i shpëtoi jetën

Ish-princesha përfundoi duke iu nënshtruar një operacioni – në çastet e fundit. Ajo, ndau përvojën e saj me kancerin e gjirit!

Ish-princesha, Sarah Ferguson (63), që kur ishte e martuar me Princin Andrew dhe Dukën e Jorkut – djali i tretë i mbretëreshës Elizabeth II dhe mbretit Charles, kaloi një periudhë shumë të vështirë shëndetësore pas divorcit.


Gjatë një mamografie rutinë kohët e fundit, ajo u diagnostikua me kancer të gjirit në një fazë të hershme. Ish-dukesha, e njohur më mirë si “Fergie” disa javë më parë ajo u shtrua në një spital në Londër.

Ajo nuk kishte asnjë simptomë dhe bënte ekzaminime të rregullta, transmeton Telegrafi.

Një mike e Sarës ka thënë për mediat se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt dhe se operacioni ka kaluar me sukses.

Dr. Zoe Williams ndau një leksion të rëndësishëm me të gjithë dhe theksoi se sa e rëndësishme është të bëjmë kontrolle të rregullta dhe të kujdesemi për shëndetin tonë.

Vetëm 1% e njerëzve mund të njohin kancerin e gjirit në fotografi! A jeni edhe ju në mesin e tyre?
Lexo po ashtu Vetëm 1% e njerëzve mund të njohin kancerin e gjirit në fotografi! A jeni edhe ju në mesin e tyre?

Përvoja e saj shërben për të nënvizuar se sa e rëndësishme është që të gjitha ata që kanë të drejtë të bëjnë mamografinë, depistimin e kancerit të zorrëve dhe skriningun e qafës së mitrës. Kur bëhet fjalë për kancerin e gjirit, diagnoza e hershme mund të bëjë një ndryshim të madh.

Dy simptomat të cilat asnjë femër nuk duhet t’i injorojë
Lexo po ashtu Dy simptomat të cilat asnjë femër nuk duhet t’i injorojë

Kur sëmundja trajtohet në fazën më të hershme, mbijetesa është mbi 98 për qind.

Kjo është arsyeja pse është jetike që ne të gjithë të kontrollojmë gjinjtë tanë rregullisht dhe të jemi të vetëdijshëm për shenjat e mundshme të kancerit të gjirit, në mënyrë që ta dallojmë atë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të marrim trajtim në fazën më të hershme”, tha Dr Zoe. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori