LAJMI I FUNDIT:

Operacionet për shpëtimin e të mbijetuarve në Turqi po ndërpriten, vazhdojnë kërkimet vetëm në dy provinca

Operacionet për shpëtimin e të mbijetuarve në Turqi po ndërpriten, vazhdojnë kërkimet vetëm në dy provinca

Numri i të vdekurve nga tërmetet shkatërruese në Turqi është rritur në mbi 41 mijë, ka njoftuar agjencia për menaxhimin e katastrofave dhe situatave emergjente (AFAD), derisa operacionet e kërkim-shpëtimit kanë filluar të ndërpriten dhe se ato do të vazhdojnë vetëm në dy provinca.

Kërkimi i të mbijetuarve në nëntë provincat e goditura nga tërmetet do të përfundojë sot, ka njoftuar drejtori i AFAD-it, Yunus Sezer, transmeton Telegrafi.


“Ata do të vazhdojnë në provinca Kahramanamaras dhe Hatay, në mbi 40 ndërtesa”, shtoi Sezer para gazetarëve.

Ekipet e kërkim-shpëtimit turk: ​​Nuk mendojmë më se ka njerëz që mund të shpëtojmë
Lexo po ashtu Ekipet e kërkim-shpëtimit turk: ​​Nuk mendojmë më se ka njerëz që mund të shpëtojmë

Mbi 1.2 milion njerëz janë evakuuar nga juglindja e Turqisë, të goditur nga katastrofa më vdekjeprurëse në historinë e re të këtij vendi.

Mbi një milion njerëz gjenden nëpër strehimore në këto provinca, kështu të paktën pretendon Sezer nga AFAD-it.

Kujtojmë që në tërmetet me fuqi shkatërruese prej 7.8 dhe 7.6 magnitudë që goditën jugun e Turqisë dhe Sirinë, kanë humbur jetën dhjetëra mijëra njerëz.

Më konkretisht në Turqi kanë humbur jetën 40.689, kurse mbi 105 mijë objektet janë shkatërruar apo dëmtuar pjesërisht. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Ushtria izraelite po stërvitet për një luftë të mundshme me Libanin?

Ushtria izraelite po stërvitet për një luftë të mundshme me Libanin?

Azia
Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Azia
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Botë
Kalo në kategori