LAJMI I FUNDIT:

Operacion policor në tri komunat në veri, lidhur me sulmin terrorist në Banjskë – Policia kontrollon pronat e Radoiçiqit

Operacion policor në tri komunat në veri, lidhur me sulmin terrorist në Banjskë – Policia kontrollon pronat e Radoiçiqit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke zhvilluar kontrollore në pesë lokacione në tri komunat në veri të vendit dhe ky operacion lidhet me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Në njoftimin për media thuhet se këto urdhër kontrolle po zbatohen në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in.


Telegrafi merr vesh se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës së bashku me EULEX-in dhe KFOR-in janë në rrugën ku ndodhet restoranti Grey, që raportohet se është i gruas së Milan Radoiçiqit.

Policia e Kosovës kanë kontrolluar përreth garazhet dhe objektet, ndërkaq i ka larguar disa vetura me regjistrim të Beogradit dhe një tjetër pa tabela.

Foto: Kossev

Lexoni të plotë njoftimin e Policisë:

Sot, më datën 29.09.2023 Policia e Kosovës është duke zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente për kontrolle, në pesë lokacione në tri komunat në veri të Kosovës. Këto operacione janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë.

Operacioni policor është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, me prezencën në vend ngjarje të Prokurorit (të PSRK-së).

Me këtë rast Policia e Kosovës njofton qytetarët se nuk kanë nevojë për ndonjë shqetësim.

Këto urdhër kontrolle, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX dhe KFOR. /Telegrafi/

Foto: Kossev