LAJMI I FUNDIT:

Operacion policor në parandalim të kontrabandës dhe krimit në veri të Kosovës dhe në kufi me Maqedoninë

Operacion policor në parandalim të kontrabandës dhe krimit në veri të Kosovës dhe në kufi me Maqedoninë

Policia e Kosovës, bazuar në kërkesën e Doganës së Kosovës, sot në orët e hershme të mëngjesit në zonën kufitare të rajonit të Prishtinës (Podujevë), Mitrovicës së Veriut (Leposaviq, Zubin Potok) si dhe në zonën kufitare që lidhet me Republikën e Maqedonisë së Veriut (Viti, Gjilan), ka realizuar operacionin policor në parandalim dhe luftim të kontrabandës dhe dukurive tjera kriminale.

Në njoftim thuhet se ky operacion policor ka pasur për qëllim, luftimin dhe parandalimin e kontrabandës, mbajtjen e rendit, qetësisë e sigurisë publike si dhe zbatueshmërinë e ligjit.


“Përveç tjerash Policia e Kosovës me njësitet e saja relevante të përfshira në këtë operacion policor, ka ndërmarr masat e nevojshme preventive për të parandaluar dhe pamundësuar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga ana e personave të dyshuar, të cilët dyshohet se me mjete të ndryshme kanë shfrytëzuar rrugët ilegale në brezin kufitar që lidhë Republikën e Kosovës me Serbinë dhe Republikën e Kosovës me Republikën e Maqedonisë së Veriut, për kryerje të aktiviteteve kriminale dhe kontrabanduese”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Kosovës në këtë operacion policor ka përdorur të gjithë mekanizmat ligjor, autorizimet dhe kompetencat policore, pajisjet dhe njësitet e ndryshme policore për të zbatuar ligjet pozitive, mbrojtjen e rendit Kushtetues, parandalimin dhe luftimin e kontrabandës dhe dukurive tjera kriminale.

“Angazhimi, përkushtimi drejt realizimit të objektivave strategjike nga Policia e Kosovës do të vazhdojë, për të parandaluar aktivitetet kriminale, kontrabandën dhe krimin transkufitar, me qëllim të krijimit të një klime më të qetë dhe me të sigurt të qytetarëve, e në veçanti të atyre që jetojnë në afërsi të brezit kufitar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori