LAJMI I FUNDIT:

Operacion i gjerë i policisë në Korçë, sekuestrohen armë, municione, drogë e para

Operacion i gjerë i policisë në Korçë, sekuestrohen armë, municione, drogë e para

Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar sot se ka sekuestruar armë zjarri, municion luftarak, kokainë, kanabis, fidanë kanabis, llamba led dhe shuma parash të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Në kuadër të operacionit policor “Night sales”, i finalizuar pas pesë muajsh hetime proaktive, u vunë në pranga dy shtetas, njëkohësisht edhe autorë të dyshuar të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.


“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, bazuar në inteligjencën informative se dy shtetas në qytetin e Korçës, ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, posedonin armë zjarri dhe municion pa leje, si dhe në banesën e përbashkët të tyre, kishin kutivuar kanabis në gota plastike, kanë referuar materialet në Prokurori e cila regjistroi procedimin penal për rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Pas një hetimi proaktiv të thelluar 5-mujor, të kryer nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, u organizua dhe finalizua me sukses operacioni i koduar “Night sales”, shton policia.

“Si rezultat i këtij operacioni u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit: M. P., 22 vjeç dhe Gj. R., 32 vjeç, të dy banues në Korçë. Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit e mësipërm në lagjen nr. 10, Korçë, ku gjatë kontrollit fizik të shtetasit M . P., dhe gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Rang Rover” në përdorim të shtetasit Gj. R., u gjetën disa doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis”, tha policia.

“Në vijim të veprimeve të mëtejshme procedurale gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga këta dy shtetas, policia gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri tip pistoletë; 2 krehra të armës së zjarrit; një sasi municioni luftarak; fidanë të kultivuar në gota plastike; 2 llamba neon led; 363.8 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë; një sasi kanabisi e ndarë në doza, 1 peshore elektronike me mbetje të lëndës narkotike kokainë dhe një sasi lekësh që dyshohet se ishte siguruar nga kjo veprimtari”, shtoi policia.

“Vijon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, përmbyll njoftimin Policia e Shtetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

Lajme
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Lajme
Kalo në kategori