LAJMI I FUNDIT:

Opel Astra zgjidhet vetura më e mirë evropiane për vitin 2016

Opel Astra zgjidhet vetura më e mirë evropiane për vitin 2016

Opel Astra është zgjedhur automobili më i mirë evropian i vitit 2016. “Vetura e Vitit” u zgjodh nga juria në të cilën morën pjesë 58 gazetarë të automobilizmit nga 22 shtete të Evropës.

Modeli Astra fitoi 309 pikë duke lënë në pozitën e dytë modelin Volvo XC90 që mori 294 vota. I treti ishte Mazda MX-5 me 202 pikë. Në mesin e kandidatëve ishte edhe Audi A4 që mori 189 pikë dhe Jaguar XE që pati 163 pikë. Skoda Superb pati 147, derisa BMË 7 Series 143.


Çmimi u prezantua në “Geneva Motor Show”.

Opel Astra i ri i prezantuar zyrtarisht në “Frankfurt Motor Shoë 2015” ishte përmirësim i madh për dallim nga paraardhësi. Vetura kishte interier të veçantë dhe motorë me 3 dhe 4 cilindra.