LAJMI I FUNDIT:

Omicron mbërrin edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, konfirmohen 10 rastet e para

Omicron mbërrin edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, konfirmohen 10 rastet e para

Rastet e para të llojit Omicron të coronavirusit tanimë janë zbuluar edhe në Bosnje dhe Hercegovinë.

Sipas mediave lokale, përcjell Telegrafi, nga 100 mostrat e testuara për llojin Omicron, dhjetë u konfirmuan me këtë variant. Këtë e ka konfirmuar Qendra Klinike e Universitetit të Sarajevës.


Varianti Omicron prej disa kohësh është një problem serioz në Evropë dhe gjatë javës së kaluar ka filluar të zbulohen edhe rastet e para në vendet e rajonit.

Masat e reja kufizuese në disa vende evropiane po futen për shkak të Omicron, për të cilin studimet mjekësore thonë se është shumë më ngjitës se variantet e mëparshme.

Masat kanë të bëjnë kryesisht me ndalimin e grumbullimit të një numri të madh njerëzish për festat e Vitit të Ri.

Megjithatë, efekti i Omicron është tashmë i dukshëm, duke pasur parasysh se mijëra fluturime u anuluan gjatë fundjavës.

Sidoqoftë, ka edhe disa informacione pozitive në lidhje me Omicronin, dhe ai është se ka më pak rreziqe që të infektuarit të përballen me situata të rënda shëndetësore. /Telegrafi/