LAJMI I FUNDIT:

Olaf Scholz: Joe Biden është më i mirë se Donald Trump, duhet të rizgjidhet president

Olaf Scholz: Joe Biden është më i mirë se Donald Trump, duhet të rizgjidhet president

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë të hënën se ai preferon presidentin e SHBA-së, Joe Biden më shumë se paraardhësin e tij, Donald Trump, dhe shpresonte se Biden do të rizgjidhet për një mandat të dytë në detyrë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, duke iu drejtuar nxënësve në një shkollë fillore afër Berlinit, Scholz akuzoi Trumpin se ishte përçarës dhe se ai do të ishte i keq jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por edhe për Gjermaninë.

Siç vënë në pah mediat, gjuha jashtëzakonisht e drejtpërdrejtë e përdorur nga Scholz mund të pasqyrojë sesi marrëdhëniet dypalëshe ishin shpesh të tendosura gjatë presidencës Trump, të udhëhequr në atë kohë nga paraardhësja e Scholz, Angela Merkel, kur Scholz ishte ministër i financave.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një nxënësi, Scholz citohet të ketë thënë: “Unë mendoj se presidenti aktual është më i mirë, kështu që unë dua që ai të rizgjidhet”.

Shërbimi publik shumëvjeçar i Bidenit do të thotë se ai e di saktësisht “çfarë duhet të bëni për të parandaluar që bota të shkojë në luftë”, ka thënë më tej Scholz.

Ndërsa duke iu referuar Trumpit, Scholz tha: “Nëse të gjithë njerëzit janë vetëm kundër njëri-tjetrit, atëherë nuk mund të ketë një të ardhme të mirë dhe kjo është arsyeja pse ish-presidenti ‘qëndron prapa’ një ndarjeje të madhe në vend”.

Sondazhet e fundit tregojnë se Biden ka një avantazh ndaj sfiduesve të mundshëm republikanë Donald Trump dhe Ron DeSantis ndërsa zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2024 në SHBA po afrohen.

Scholz ka thënë gjithashtu se Rusia nuk mund ta fitojë luftën në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rrëzohet aeroplani ushtarak rus Su-34, raportohet për viktima

Rrëzohet aeroplani ushtarak rus Su-34, raportohet për viktima

Botë

"Ushtria e dronëve" të Ukrainës ka komandantin e saj

Botë
Gjermania pret

Gjermania pret "konferencën e rimëkëmbjes" për Ukrainën - zbulohen detajet rreth saj

Botë
Publikohen pamjet e momentit dramatik kur ushtarët izraelitë 'bastisin ndërtesën e Hamasit' dhe shpëtojnë pengjet

Publikohen pamjet e momentit dramatik kur ushtarët izraelitë 'bastisin ndërtesën e Hamasit' dhe shpëtojnë pengjet

Botë
Katër profesorë amerikanë u sulmuan me thikë në një park publik, gjatë vizitës së tyre në Kinë - bëhen të ditura detajet e para

Katër profesorë amerikanë u sulmuan me thikë në një park publik, gjatë vizitës së tyre në Kinë - bëhen të ditura detajet e para

Botë
Ngrica janë vërejtur në disa nga malet e mëdha të Marsit - që thuhet se janë deri në tri herë më të larta se Everesti

Ngrica janë vërejtur në disa nga malet e mëdha të Marsit - që thuhet se janë deri në tri herë më të larta se Everesti

Botë
Kalo në kategori