Kombet e Bashkuara vlerësojnë se pas gjithë krizave ekzistenciale që ka kaluar BE, financiare, politike dhe gjeopolitike është e rëndësishme që me zgjerimin BE të demonstrojë vazhdimësi.
Bashkimi Evropian (BE) është duke i dhënë një hov të ri zgjerimit në drejtim të Ballkanit Perëndimor me Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë, Serbinë e Malin e Zi.
“Vendet e Ballkanit janë duke dialoguar me Bashkimin Evropian, dhe ky është një diskutim në të cilin ne nuk jemi të përfshirë”, thotë Stéphane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB.
Ky është një zhvillim politik që është nxitur nga Bullgaria, e cila mban presidencën e radhës në BE. Bullgarët donin që bisedimet e pranimit të fillonin me Shqipërinë. Por BE ka shpallur si vende kryesore kandidate Serbinë dhe Malin e Zi, vende të cilave u është hapur një perspektive pranimi në vitin 2025. BE e sheh vitin 2019 si vitin vendimtar për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe është e vendosur të mos importojë konflikte kufitare nga Ballkani në BE. Në vitin 2019 pritet që Shqipëria, Maqedonia dhe Bosnjë Hercegovina të marrin statusin e plotë të vendit kandidat për pranim. Në muajin maj Bullgaria do të organizojë në Sofje një konferencë, ku secilit vend aspirant do i jepet një plan individual aksioni, modeluar sipas nevojave të vendit.
Kombet e Bashkuara vlerësojnë se pas gjithë krizave ekzistenciale që ka kaluar BE, financiare, politike dhe gjeopolitike është e rëndësishme që me zgjerimin BE të demostrojë kontinuitet. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është t’ u ofrojë vendeve një mundësi të besueshme anëtarësimi në BE, shkruan DW.
“Ne shpresojmë që dialogu midis Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit të jetë pozitiv. Vendet janë shtete sovrene dhe i marrin vendimet vetë”, thotë Stéphane Dujarric.
Ballkani ofron një mundësi të sigurt zgjerimi dhe kjo mund të shfrytëzohet për t’ i vënë kufi influencës ruse. Pikë të dobët OKB ka dy vendet ballkanike ku ka pasur angazhimin më të madh, Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën.
Në Bosnjë-Hercegovinë, zgjedhjet e tetorit pritet të tregojnë si do të jetë perspektiva euro-atlantike e vendit, për të cilën Republika Srpska bën oponencë të fortë. Kurse Kosovës i duhet të kapërcejë ato që liderët kosovarë i quajnë “paragjykime anti-myslimane të institucioneve evropiane”.
Sipas Kombeve të Bashkuara “paradoksi është se Bosnjë Hercegovina dhe Kosova janë tashmë të integruara në BE. Me misionet e veta Bashkimi Evropian ka qenë i angazhuar në këto vende me aspekte të ndryshme të qeverisjes. Këto vende i kanë dhënë pjesë të sovranitetit Bashkimit Evropian, por nuk kanë ende të drejtë të gëzojnë anëtarësinë”.
Mundësitë e besueshme të pranimit varen edhe nga problemet që ekzistojnë brenda BE. Vështirësitë shkaktohen prej presionit të populizmit në BE. Përvoja e shkurtër e zgjerimit të BE-së me Bulgarinë, Kroacinë dhe Rumaninë ka treguar se anëtarësimi në BE nuk është zgjidhja e gjithë problemeve të ekonomive në tranzicion të Evropës lindore. Megjithëse anëtare e BE, Bullgaria vazhdon të ketë probleme si ato që janë shqetësuese në Ballkanin perëndimor, si sistem i dobët i institucioneve demokratike, korrupsion dhe standard i ulët jetese shoqëruar nga migracioni i lartë. Të njëjtat gjëra mund të thuhen edhe për Rumaninë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë