LAJMI I FUNDIT:

OKB: Mbi 10 mijë fëmijë të vrarë ose të plagosur në konflikte

OKB: Mbi 10 mijë fëmijë të vrarë ose të plagosur në konflikte

Mbi 10,000 fëmijë janë vrarë ose plagosur në konfliktet e armatosura vitin e kaluar, ndërsa të tjerë janë përdhunuar, detyruar të shërbejnë si ushtarë ose janë marrë peng nga shkollat dhe spitalet, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara.

Raporti vjetor “Fëmijët dhe Konflikti i Armatosur” po ashtu nxjerr në pah se, në vitin 2017, janë raportuar mbi 21,000 shkelje të të drejtave të fëmijëve, çfarë nënkupton një rritje të mprehtë nga viti paraprak, kur janë raportuar rreth 15,500 raste të tilla.


Në Siri, fëmijët kanë pësuar numrin më të madh të shkeljeve të të drejtave të tyre, thekson raporti.

Sipas tij, krizat në Republikën e Afrikës Qendrore, në Republikën Demokratike të Kongos, në Mianmar, në Sudanin e Jugut dhe në Jemen kanë kontribuar po ashtu në rritjen e dhunës ndaj fëmijëve.

“Kur shtëpitë dhe shkollat sulmohen pa mëshirë, kur strehët e sigurta bëhen shënjestra, si mund të ikin djemtë dhe vajzat nga brutaliteti i luftës? Është e neveritshme”, tha Virgina Gamba, përfaqësuese për fëmijë e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së. /Rel/

Foto: AFP

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori