LAJMI I FUNDIT:

OKB-ja thotë se agresioni rus në Ukrainë mund të shkaktojë krizë globale në produktet ushqimore

OKB-ja thotë se agresioni rus në Ukrainë mund të shkaktojë krizë globale në produktet ushqimore

Agresioni rus në Ukrainë nga Rusia së shpejti mund të shkaktojë një krizë globale në ushqim, krizë e cila mund të zgjasë për disa vite, thotë OKB-ja.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se lufta ka shkaktuar frikë dhe pasiguri në lidhje me ushqimin tek kombet më të varfra për shkak edhe të ngritjes së çmimeve, përcjell Telegrafi.


“Disa vende mund të përballen me krizë afatgjate të urisë nëse eksportet e Ukrainës nuk rikthehen në nivelet e para luftës”, shtoi Guterrez.

Konflikti në Ukrainë ka ndaluar furnizimet nga portet e Ukrainës, porte nga të cilat importohej sasi e konsiderueshme e vajrave për përgatitjen e ushqimeve, e gjithashtu edhe sasi të mëdha të drithërave, siç janë gruri dhe misri.

Kjo e ka ulur edhe furnizim global me këto mallra esenciale, dhe ka bërë që çmimet e produkteve zëvendësuese bazë të ngritën edhe më shumë.

Çmimet e ushqimeve, sipas OKB-së, janë rreth 30% më të larta se ato të vitit të kaluar.

Në takimin e së mërkurës në New York, Guterrez tha se konflikti në Ukrainë duke u ndërlidhur me pasojat e shkaktuara nga ndryshimet e klimës globale dhe krizën e pandemisë është kërcënuese për dhjetëra miliona njerëz në mbarë globin, të cilët mund të përballen me pasiguri në lidhje me ushqimin, keq ushqim, dhe uri masive. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori