LAJMI I FUNDIT:

OJQ-të kërkojnë që KSHZ të bëj verifikimin e votuesve të dyshimtë (Video)

OJQ-të kërkojnë që KSHZ të bëj verifikimin e votuesve të dyshimtë (Video)

Qendra për Demokraci dhe Zhvillim dhe Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë kanë ngritur zërin kundër tentativës për heqjen e të drejtës së votës, që u bëhet gati 40 mijë qytetarëve, duke i shpallur si votues të kontestuar, ndër të cilët pjesa dërrmuese janë shqiptarë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Neni 22 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë ua garanton të drejtën e votës të gjithë qytetarëve që e kanë kaluar moshën mbi 18 vjet. Asnjë pushtet, parti në pushtet, funksionar publik, individ ose çfarëdo qoftë ai, nuk është mbi ligjet dhe kushtetutën e këtij vendi, por duhet të jetë në mbrojtje të interesit dhe të drejtave të qytetarëve”, theksohet në kumtesën e këtyre dy organizatave, të prëcjellur nga TV Shenja.


Më tej, theksohet se nëse analizohet lista e përgatitur nga KSHZ-ja, duket se ajo nuk është përgatitur në bazë të asnjë standardi, nuk është dhënë asnjë shpjegim i mjaftueshëm dhe i arsyeshëm dhe, me këtë, gati dyzet mijë qytetarëve u rrezikohet e drejta e votës, duke i detyruar ata të paraqiten personalisht në zyrat e KSHZ-së ose në formë elektronike të mund ta mbrojnë të drejtën e votës.

“Edhe pse shpjegimi fillestar ishte se kemi të bëjmë me qytetarë që jetojnë në mërgim, qytetarë të shumtë për çdo ditë shprehin pakënaqësinë e tyre se janë përfshirë në këtë listë edhe pse asnjëherë nuk kanë jetuar jashtë vendit. Ky hap i KSHZ-së, i cili rezulton nga marrëveshja politike ndërmjet katër partive më të mëdha politike në vend, qytetarët i vendos ne pozicion jo te barabartë”, thuhet më tej në kumtesën e këtyre dy organizatave.

Duke e pasur para sysh se ndodhemi në sezonin veror, gjë që shkakton shumë pengesa për qytetarët që të paraqiten, organizatat i bëjmë thirrje KSHZ-së, ashtu siç e ka shkaktuar këtë tollovi, ashtu edhe ta marrë përsipër detyrimin e identifikimit dhe kontaktit të këtyre qytetareve, të cilët pa asnjë kriter i ka futur në listën e votuesve të kontestuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori