Një grup i organizatave joqeveritare dhe individëve nga Beogradi dhe Kosova dënuan, siç njoftuan më 27 maj, gjuhën e urrejtjes së ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ndaj shqiptarëve.
Si thuhet në deklaratën e përbashkët, ata i kanë bërë thirrje Qeverisë së Serbisë dhe kryeministres Ana Bërnabiq që të reagojnë dhe të dënojnë faktin se Vulini vazhdon të përdorë një emërim fyes për shqiptarët.
Ata deklaruan se Vulin ka përdorur disa herë një emërim fyes më 20 maj, duke folur për shqiptarët dhe se deklarata e tij për media është publikuar edhe në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“Gjyqësori i Serbisë, në vitin 2018, përcaktoi se fjala ‘shiptar’ ishte fyese dhe është shënuar si gjuhë urrejtjeje. Zyrtarët publikë që përdorin gjuhën e urrejtjes nuk e kanë vendin në pushtet”, shtohet në deklaratë.
Këto organizata joqeveritare theksuan se gjuha e urrejtjes minon përhapjen e vlerave evropiane në shoqëri, sundimin e ligjit dhe funksionimin e një shoqërie demokratike dhe tolerante.
Nënshkruesit e deklaratës shtuan se shënjestrimi i një grupi të caktuar etnik, përmes gjuhës së urrejtjes së zyrtarëve të lartë, inkurajon diskriminimin, radikalizimin etno-politik dhe potencialisht çon në dhunë.
“Retorika e përdorur nga ministri Vulin në fjalimin e tij është e njëjtë me atë të përdorur nga mediat dhe zyrtarët gjatë viteve ’90, për të dehumanizuar popullatën shqiptare dhe për të nxitur ngacmimet, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe në fund krimet e luftës në Kosovë”, kanë theksuar në deklaratë organizatat joqeveritare.
Kjo deklaratë e përbashkët është nënshkruar nga organizatat relevante nga Serbia dhe Kosova, si dhe profesoresha e Universitetit të Beogradit, Jelena Lonçar dhe aktivistët për të drejtat e njeriut, Rrahim Salihi, Valon Arifi dhe Vjollca Arifi.
Grupi punues i Konventës kombëtare të Serbisë për Bashkimin Evropian për kapitullin 35, më 26 ma ka dënuar qasjen publike ndaj shqiptarëve, të ministrit të Brendshëm, Aleksandar Vulin.
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë dërgon rregullisht komunikata për media, të nënshkruara nga ministri Vulin, në të cilat përdoret një term përçmues për shqiptarët.
Që nga fillimi i vitit 2021, në faqen e Ministrisë së Punëve të brendshme të Serbisë, mund të gjenden më shumë se dhjetë njoftime që përmbajnë këtë shprehje përçmuese. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre