LAJMI I FUNDIT:

Ohri dhe Struga, qytetet me fatura më të larta të ujit për pije

Ohri dhe Struga, qytetet me fatura më të larta të ujit për pije

Faturat e janarit për ujë, të cilat në adresë të struganëve do të duhej të mbërrijnë këtyre ditëve do të jenë më të larta. Është vendosur taksë e re administrative në lartësi prej 60 denarëve, por ka edhe ndryshime tjera. Për njerëzit e parë të ndërmarrjes publike për furnizim me ujë “Proakva”, nuk bëhet fjalë për rritje, por për korrigjim të çmimit.

Por, qytetarët nuk mendoj kështu. Sipas tyre, kjo është edhe një goditje e shtetit mbi xhepin e tyre të cekët.


“Ky pushtet një tregon, tjetër vepron, e diçka tjetër mendojnë. S’kam çfarë të them më tepër, lërmëni”.

“Nuk është mirë. Le ti rrisin pagat dhe atëherë le ta shtrenjtojnë rrymën. Jo, vetëm që u shtrenjtua rryma, u shtrenjtua uji, u shtrenjtua gjithçka, ndërsa pagat shkojnë edhe më poshtë“.

Reagojnë edhe nga sektori civil. Prej atje shprehen se ngritja e çmimit nuk do të sjellë asgjë të mirë.

“Ajo me çka ne sot si qytetarë përballemi është rezultat i pasojave nga problemet që krijohen në 17 vitet e kaluar. Tani tentojmë me ndalesa, restrikcione dhe korrigjime të çmimeve të përmirësojmë diçka që nuk mund të përmirësohet me masa të vogla, e që megjithatë drejtohen ndaj atyre që nuk janë fajtorë për problemet”, tha për Alsat, Dimitar Gollaboski nga OJQ “Akva” Strugë.

Faturat e ujit do të jenë më të larta edhe në Ohër, ku është vendosur taksë administrative prej 70 denarëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Politikë
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Lajme
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori