LAJMI I FUNDIT:

Ofrohen 10 mijë dollarë për personin që hakon Tesla Model S

Ofrohen 10 mijë dollarë për personin që hakon Tesla Model S

Në Pekin të Kinës do të zhvillohet një garë për të hakuar Tesla Model S, ndërsa ai që do të arrijë të depërtojë në sistem dhe ta marrë kontrollin mbi automjetin, do ta fitojë çmimin e parë në vlerë prej 10.000 dollarësh.

Shumëkush ka frikë se me kompjuterizimin gjithnjë e më të madh të automjeteve, do t’u mundësohet hakerëve që të hyjnë edhe në sistemet e modeleve të reja.


Në këtë mënyrë duke vepruar në teknologji, mund të merret nën kontroll edhe lëvizja e automjetit, gjë që do të shkaktonte rrezik për njerëzit që gjenden brenda tij.

Kompania Tesla Motors në Model S shfrytëzon sisteme të përparuara elektronike dhe padyshim se ka menduar edhe për skenarë të ndryshëm në mënyrë që të ofrojë automjet s amë të sigurt.

Përfaqësuesit e kompanisë thonë se këto automjete nuk janë të ekspozuara ndaj rreziqeve të tilla.

Megjithatë, të mërkurën dhe të enjten (16 dhe 17  korrik) mbahet një garë për të vërtetuar nëse vërtet janë të sigurta këto vetura. /Telegrafi/