LAJMI I FUNDIT:

Oficerja rrëzohet nga kali, Papa ndalon veturën për ta ndihmuar atë! (Video)

Oficerja rrëzohet nga kali, Papa ndalon veturën për ta ndihmuar atë! (Video)

Ky është momenti kur Papa Françesku kërkoi që të ndalej makina e tij, për të kontrolluar një police që ishte hedhur nga kali i saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Françesku zbriti nga vetura e tij pas festimit të Meshës në Iquique, Kili, për të kontrolluar oficeren, e cila ishte në roje, ndërsa Françesku dhe shoqëruesit e tij kaluan.

Kali me gjasë u tremb kur automjeti u afrua dhe oficerja u rrëzua.

Papa Françesku, i rrethuar nga rojet, zbriti nga makina e tij dhe qëndroi pranë oficeres, derisa në vendin e ngjarjes erdhi ndihma e shpejtë. /Telegrafi/