LAJMI I FUNDIT:

Offset i lutet Cardi B që të ribashkohen

Offset i lutet Cardi B që të ribashkohen

Offset dëshiron që të kthehet në krahët e Cardi B.

Vetëm një javë pasi Cardi konfirmoi ndarjen nga Offset, ishte vet reperi që publikisht i kërkoi falje ish bashkëshortes së tij.


Ai madje e ka lutur reperen që të rikthehet me të.

“Unë kam vetëm një dëshirë për ditëlindje dhe ajo është që të kthej gruan time Cardin”.

“Ne po kalojmë nëpër shumë gjëra tani, shumë gjëra në media, unë të kërkoj falje Cardi, të kam poshtërua”, u shpreh Offset.

Ai rrëfen se dëshiron që të kalojë pushimet e fundvitit me gruan dhe vajzën e tyre.

Cardi nuk i është përgjigjur reperit, por ka thënë se është duke u përgatitur që të ballafaqohet me të në gjykatë.

Offset u akuzua se po e tradhtonte Cardin me një tjetër femër, akuza që i mohoi, para se të dilnin fakte se ai e ka tradhtuar reperen duke pranuar një marrëdhënie treshe. /Telegrafi/