LAJMI I FUNDIT:

“Oda” shënon 15-vjetorin e themelimit, me “Luftën e Tretë Botërore…”

“Oda” shënon 15-vjetorin e themelimit, me “Luftën e Tretë Botërore…”

Teatri Oda, i cili më 1 mars 15 vjet nga themelimi, mbrëmë e shënoi këtë përvjetor me premierën “Lufta e tretë botërore – komedi ndoshta, diçka diçka, s’po di s’po di”, autorë të cilës janë Lirak dhe Rozafa Çelaj, me regji të Florent Mehmetit.

Në kastën e aktorëve të kësaj shfaqje bëjnë pjesë: Kushtrim Qerimi, Rina Krasniqi, Gojart Kçiku, Daniela Markaj, Kaltrinë Zeneli e Flamur Ahmeti. Kostumet janë realizuar nga Vesa Kraja, kurse asistente regjie Rozafa Çelaj.


Shfaqja do të jepet sot në orën 20:00.