LAJMI I FUNDIT:

Oda Ekonomike Saudite fton arabët të bojkotojnë produktet turke

Oda Ekonomike Saudite fton arabët të bojkotojnë produktet turke

Kreu i Dhomave të Tregtisë të Arabisë Saudite ka bërë thirrje për bojkot të produkteve turke.

Arabia Saudite dhe Turqia nuk e kanë zgjidhur mosmarrëveshjen që po vazhdon në lidhje me politikën e jashtme dhe qëndrimet ndaj grupeve islamike politike, raporton reuters.


Vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi në konsullatën Saudite të Stambollit në vitin 2018 përshkallëzoi edhe më tepër tensionet, transmeton Telegrafi.

Në fillim të këtij viti, të dy vendet bllokuan disa nga faqet e internetit të lajmeve të njëra-tjetrës.

“Bojkotimi i gjithçkaje turke, qoftë importe, investime apo turizëm, është përgjegjësia e çdo ‘tregtari dhe konsumatori’ saudit, në përgjigje të armiqësisë së vazhdueshme të qeverisë turke kundër udhëheqjes sonë, vendit dhe qytetarëve”, shkroi në Twitter, kryetari i Odës Ekonomike Saudite, Ajlan al- Ajlan.

Ndryshe, në tremujorin e dytë të këtij viti, Turqia ishte partneri i 12-të tregtar i Arabisë Saudite. Në korrik – të dhënat më të fundit në dispozicion – importet saudite nga Turqia kishin vlerë rreth 185 milionë dollarë, përkatësisht 180 milionë dollarë sa ishte në muajin qershor. /Telegrafi/