LAJMI I FUNDIT:

Oda Ekonomike: BE-ja t’i prolongojë afatet për standardet e kompanive të RMV-së

Oda Ekonomike: BE-ja t’i prolongojë afatet për standardet e kompanive të RMV-së

Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut kërkon nga Bashkimi Evropian që t`i prolongojë afatet për vendosjen e standardeve dhe rregullative për kompanitë.

Nëse kompanitë nga Maqedonia e Veriut duan bashkëpunim me tregun evropian, duhet të vendosin teknologji dhe inovacione të reja për të përmirësuar konkurentshmërinë.


Më të prekur do të jenë sektori i bujqësisë, industria e metalit dhe metalurgjia, që duhet të përmbushin një numër të madh të standardeve ekologjike.

“Pra, nevojitet një investim i madh në teknologjitë e reja dhe përshtatja me industrinë “5.0”, që aplikohet nga Komisioni Evropian, dhe kjo nënkupton përmbushjen e disa standardeve nga aspekti i ekologjisë, veçanërisht në bujqësi, si dhe përshtatjen e disa procedurave dhe produkte që do të duhet t’i plotësojnë standardet që të eksportohen në BE”, tha Jadranka Arizankovska, Oda Ekonomike e RMV-së.

Në shkallën nga 1 deri 10, ekonomia e Maqedonisë së Veriut, nga aspekti teknologjik, për momentin është e ranguar në nivelin 3.

Vetëm ndërmarrjet e mëdha dhe të mesme janë të gatshëm të përballen me konkurrencën dhe kërkesat e tregut evropian. Të tjerët, deri në anëtarësimin e vendit në BE, do të duhet të shënojnë progres të standardeve dhe procedurave nëse dëshirojmë të importojnë – thonë nga Oda Ekonomike, duke rikujtuar se në kuadër të negociatave për anëtarësim në BE, ekonomia drejtpërdrejti është e kyçur në 5 nga gjithsej 6 klasterët.

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori