LAJMI I FUNDIT:

Oda Ekonomike Amerikane: Ligji për të ardhurat personale po miratohet pa diskutim publik

Oda Ekonomike Amerikane: Ligji për të ardhurat personale po miratohet pa diskutim publik

Oda Ekonomike Amerikane (AmCham) në Maqedoni përmes një kumtese për media thekson se ligji për të ardhurat personale po miratohet pa konsultim publik.

Ata thonë se ligji është vendosur në procedurë kuvendore më 26 nëntor, ndërsa me procedurë të shkurtë janë shkurtuar edhe të drejtat e të interesuarve për të marrë pjesë në diskutim, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Mendojmë se me këtë procedurë qeveria e vazhdon praktikën e dëmshme të shfrytëzimit të procedurave të shkurtuara gjatë sjelljes së ligjeve që kanë ndikim të madh në ekonominë e Maqedonisë, diçka që ka qenë imazh i garniturës së kaluar”, thonë nga Oda Ekonomike Amerikane.

Ata thonë se tatimi progresiv nuk do të jep efektin e dëshiruar në përmirësimin e barazisë sociale, ndërsa do të çojë në uljen e produktivitetit, punësisë dhe zhvillimit të kuadrove të kualifikuara./Telegrafi/