LAJMI I FUNDIT:

Oda e Afarizmit: Problemet në sektorin medial janë shumë shqetësuese

Oda e Afarizmit: Problemet në sektorin medial janë shumë shqetësuese

Mediat në Kosovë janë duke u ballafaquar me shumë sfida të cilat janë duke e penguar në masë të madhe zhvillimin e saj dhe të cilat ndikojnë në zhvillmin e Kosovës, u tha në një takim që Oda e Afarizmit të Kosovës pati me disa pronar, drejtor dhe përfaqësues të mediave.

Mosfunksionimi i ligjit mbi të drejtat autoriale; Ligji mbi sponzorizimin ku anashkalohen mediat; TVSH-ja për media jo funksionale, sepse mediat lirohen nga TVSH në shitje por jo edhe në blerje; Mosidentifikimi i IP-ve për Kosovën; Mungesa e Domainit; dhe Problemet me funskionimit të lirimit të mediave nga importi e tjera, ishin ndër problemet e mëdha që janë identifikuar nga OAK.


Ky takim i parë i OAK-së me këtë sektor u vlerësua shumë nga të pranishmit, si dhe u theksua që këto janë vetëm disa nga problemet e identifikuara në klimën mediale të të bërit biznes.

Të gjithë përfaqësuesit e pranishëm në këtë takim dhe mediat e tjera që nuk patën mundësi të jenë të pranishëm u shprehën të gatshëm që të punojnë së bashku që të ndërmarrin hapat e duhur në mënyrë që të përmirësojnë klimën e të bërit biznes dhe të krijojnë lehtësira për këtë sektor. /Telegrafi/