LAJMI I FUNDIT:

Oda e Afarizmit: Nuk po përmirësohen kushtet e të bërit biznes në Kosovë

Oda e Afarizmit: Nuk po përmirësohen kushtet e të bërit biznes në Kosovë

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) shpreh shqetësimin e saj për gjendjen aktuale në vend si në aspektin ekonomik, trendin e ngecjeve ekonomike dhe pengesat e mëdha të krijuara ndër vite.

Bordi i Odës së Afarizmit të Kosovës gjatë një takimi, analizuan gjendjen dhe shprehën shqetësimet e tyre për gjendjen aktuale të vendit në aspektin ekonomik, trendin e ngecjeve ekonomike dhe pengesat e mëdha të krijuara ndër vite.


“Në bazë të analizave të bëra në kontinuitet nga OAK, kjo situatë po krijohet si rezultat i mos përmirësimit të kushteve të të bërit biznes, gjë për të cilat OAK është duke dërguar vazhdimisht qindra letra dhe realizuar me dhjetëra takime me institucionet përkatëse. OAK shpreh shqetësim edhe për interesin e bizneseve për të investuar jashtë vendit dhe jo brenda, e kjo për shkak të kushteve më të mira dhe ofertave që po iu ofrojnë vendet e tjera”, thuhet në reagimin e OAK-ut.

Në fund, Oda kërkon nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare që të rrisin përpjekjet politike për krijimin e një klime më të mirë dhe përmirësimin e kushteve aktuale. /Telegrafi/