LAJMI I FUNDIT:

OBSH: COVID-19 është 10 herë më vdekjeprurës sesa gripi i derrave

OBSH: COVID-19 është 10 herë më vdekjeprurës sesa gripi i derrave

COVID-19 i shkaktuar nga coronavirusi i ri është 10 herë më vdekjeprurës sesa pandemia e gripit të derrave në vitin 2009, ka thënë kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ghebreyesus ka bërë të ditur se të dhënat e reja janë duke dhënë një pamje të qartë të virusit, si operon ai, si duhet të ndalohet dhe si duhet trajtuar.

“Ne e dimë që COVID-19 përhapet shpejt, dhe njëherit është 10 herë më vdekjeprurës se pandemia e gripit 2009″, tha ai të hënën në një konferencë në Gjenevë.

Raportohet se si pasojë e pandemisë së gripit të derrave të shkaktuar nga virusi H1N1, kanë vdekur 200 mijë persona në të gjithë botën. /Telegrafi/