LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Qeveria duhet të ndërmerr masa

OBRM-PDUKM: Qeveria duhet të ndërmerr masa

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “shteti është pranë kolapsit, me dhjetëra jetë shuhen për shkak se sistemi nuk arrin  t’u ofrojë mbrojtje qytetarëve”.

“Punëtorët shëndetësorë për çdo ditë sakrifikojnë veten, duke rrezikuar edhe jetën e tyre pa mjete, ndërsa prioritet i qeverisë së  Zaevit është shtypja e parave të reja me mbiemër që nuk u pranua në referendum. Bizneset tani po mbyllen, punëtorët mbeten në rrugë  ndërsa prioritet i qeverisë së Zaevit është sigurim i parave ekstra për familjarët dhe partiakët në PSP të cilët ndihmuan dhe heshtën  në zhvatje”, shprehen nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.


Sipas tyre gjendja me epideminë është alarmante dhe se Qeveria duhet menjëherë të fillojë të ndërmerr hapa.

“Qytetarët, shëndetësia dhe ekonomia s’kanë asnjë interes nga këto vendime qeveritare. Çdo ditë numri i të infektuarve rritet , por rritet edhe numri i të vdekurve. Çdo denar duhet të shkojë te menaxhimi i epidemisë, posaçërisht te pasojat që vijnë, për shkak se çdo jetë është e rëndësishme dhe çdo vend pune është i rëndësishëm. Më vjen keq që Filipçe u shndërrua në person me statistika që prezanton vetëm numra të zi. Ai duhet të kapë punën dhe ta organizojë sistemin shëndetësor. Për çdo ditë infektohen punëtorë shëndetësor të cilët janë të domosdoshëm në luftimin me coronavirusin”, shprehen nga kjo parti.

Nga OBRM-PDUKM shtojnë se shteti duhet t’i mbrojë punonjësit shëndetësor, të blihen pajsije mjekësore dhe të përgatiten objekte që do të jenë alternativë i spitaleve dhe më e rëndësishmja është që të fillohet testimi masiv, sipas rekomandimeve të OBSH-së.

“Duhet të kërkohet ndihmë humanitare shtesë nga miqtë tanë ndërkombëtarë dhe sa më shpejt të organizohet blerja e materialeve shëndetësore, doreza, maska për punonjësit shëndetësorë dhe qytetarët”, shprehen nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori